close
Top LajmeVendi

BRUKSEL: JUNCKER MESAZHE TË FORTA SHKUPIT E ATHINËS

Screenshot_1

“Kryeni detyrën që historia e kërkon prej jush” 


Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker u bëri thirrje Greqisë dhe Maqedonisë që ta përfundojnë procesin për emrin në afatet e përcaktuara.

Në ceremoninë e fillimit të presidencës rumune të Bashkimit Europian, presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker ka përçuar një mesazh të qartë për Marrëveshjen e Prespës. Finalizimi i kësaj marrëveshjeje shihet tashmë nga institucionet europiane si një sprovë e vështirë jo vetëm për shumicën parlamentare në Maqedoni, por edhe në Greqi. Juncker inkurajon Maqedoninê dhe Greqinë që të kryejnë detyrën historike tê ratifikimit tê marrëveshjes së Prespës.

“Jam vërtet i impresionuar nga kurajo e dy kryeministrave të dy vendeve në Veri dhe Jug. Kryeministra që marrin një përgjegjësi tê tillë janë të rrallë në histori. Shpresoj që ky proçes të përfundojë me sukses dhe brenda afateve të parashikuara. Nuk mund të bëj tjetër përveçse tê inkurajoj të dy kryeministrat, të dy qeveritw dhe të dy parlamentet që të bëjnë atë që historia kërkon prej tyre.” – deklaron Zhan Klod Junker, Kryetar i KE-së

Edhe presidenti i Rumanisë, Klaus Johannis, ka kujtuar rëndësinë e përfundimit me sukes të etapave që mbeten për aprovimin e marrëveshjejes për avancimin në integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Presidenca rumune e Bashkimit Europian e ka vendosur politikën e zgjerimit të BE-së ndër prioritetet e saj gjatë këtij gjashtëmujori. Kjo presidencë ka një rol kyç për Maqedoninë dhe Shqipërinë, që presin hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE-së në qershor të këtij viti, brenda përfundimit të presidencës rumune. /Erisa Zykaj, Bruksel/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia