close
Top LajmeVendi

BRUKSEL: LËVDATA PËR MAQEDONINË DRITË JESHILE PËR B e H

25892516198_090726660a_o

Takim i ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s


Në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, Maqedonia ka marrë lëvdata për përparimin në implementimin e Marrëveshjes për emrin, kurse Bosnja e Hercegovina dritë jeshile për aktivizimin e Planit aksional për anëtarësim.

Në fillim të takimit të ministrave të Jashtëm, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor. Ai ka theksuar se stabiliteti dhe siguria në Ballkan janë të një rëndësie të madhe për NATO-n.

“Përshëndesim përparimin që ështyë bërë në Shkup rreth marrëveshjes për emrin dhe gëzohem se do t’i presim si vendi i 30-të në NATO kur të përfundojnë procedurat. NATO bisedimet që nën patronazhin e BE-së zhvillohen mes Prishtinës dhe Beogradit, Kjo është kruciale për paqën dhe sigurinë rajonale – është shprehur Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia