close
Bota

BRUKSEL: LIBERALIZIMI I VIZAVE ME KOSOVËN KALON NË KOMITETIN E JASHTËM NË PE 

d-0086114
Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë në Parlamentin Evropian ka miratuar propozimin për liberalizimin e vizave me Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i PE­së që u mblodh në Strasburg vlerëson se të tre vendet i kanë plotësuar kushtet e nevojshme për udhëtim pa viza dhe se pritet që së shpejti këto vende t’i bashkëngjiten listës së vendeve që udhëtojnë pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian. Anëtarët e Komitetit janë të mendimit  mendimin se me liberalizimin e vizave për shtetet në fjalë do të forcohen synimet strategjike të Unionit .
Në votimin që u zhvillua në Komitet, Kosova mori 38 vota “për”, 7 “kundër”, ndërsa 6 anëtarë abstenuan. Sa i përket Ukrainës, 42 vota dolën në favor, 3 kundër, dhe 6 abstenime. Ndërkaq, për Gjeorgjinë 43 “për”, 5 “kundër”, kurse 3 abstenuan. Raporti i Komitetit do t’i dërgohet Komitetit për Liri Qytetare pranë PE­së, i cili do të shqyrtohet dhe vlerësohet në muajin shtator. Ndërsa, pritet që vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, Ukrainën dhe Gjeorgjinë të bëhet brenda këtij viti. /Agjencitë/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia