Bruksel: Lufta në Ukrainë do te jetë e gjatë

STOLTENBERG DHE JOHNSON, THIRRJE PËR MBESHTETJE NDAJ KIEVIT

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite dhe këtë e pohoi edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s JensStoltenberg. Në një intervistë për versionin javor të gazetës gjermane BILD, Stoltenberg tha se aleatët duhet të përgatiten për skenar dhe të mos e reduktojnë mbështetjen për ushtrinë ukrainase pavarësisht pasojave si rritja e çmimit të energjisë dhe ushqimeve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për luftë të gjatë foli edhe kryeministri britanik BorisXhonson, i cili në një intervistë për SundayTimes tha se koha është një faktor jetik për Ukrainën, ndaj u kërkoi aleatëve të mos zvarrisin më dërgimin e të gjitha armëve të kërkuara nga Ukraina.

Zyrtarët ukrainas thanë se po përgatiten për një kundërsulm të madh që do të zhbëjë arritjet e deritanishme të Rusisë në sulm. Ndryshimi i pozitave ukrainase do ti hapë rrugë bisedimeve në muajin Gusht – thanë zyrtarët në Kiev. Kremlini reagoi duke thënë se harta e dikurshme e Ukrainës nuk do të rikthehet, duke nënkuptuar se nëse do paqe, Kievi duhet të pranojë humbjen e disa territoreve.

Sakaq, presidenti ukrianasVolodimirZelenski sfidoi rrezikun dhe vizitoi qytetet jugore të Odesës dhe Mikolaivit, ku raketat ruse bien vazhdimisht në mënyrë të papritur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share