close
Bota

BRUKSEL: MOGHERINI- SYNIMET E BE-së JANË TË PAQARTA

federica-mogherini-eu-afp

 

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, është e mendimit se politika e re e jashtme dhe strategjia e sigurisë e Bashkimit Evropian duhet të vazhdojë të kombinojë fuqinë e butë dhe të ashpër të unionit, me forcimin e solidaritetit të ndërsjellë mes shteteve anëtare dhe vazhdimin e bashkëpunimit me NATO-n.

Në tekstin autorial, të publikuar nga disa gazeta në Evropë, Mogherini deklaroi se unioni duhet të lidhet edhe me disa aktorë tjerë të ri në botë, ngase asnjë shtet anëtar nuk mund të përgjigjet vetëm në mënyrë adekuate ndaj sfidave të reja në fushën e sigurisë.

“Në botën e sotme, të mbushur me plot sfida, Bashkimi Evropian duhet të mendojë në mënyrë strategjike. Të ketë një vizion të përbashkët dhe të paraqitet e bashkuar. Realizimi i synimeve, për të cilat është formuar Bashkimi Evropian, pra edhe vetë mbijetesa e unionit, janë tani gjëra më të paqarta se asnjëherë më parë, ndërsa qytetarët tonë tani kanë nevojë më të madhe se asnjëherë më parë për një union të fuqishëm”, ka shkruar Mogerini. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia