close
Top LajmeVendi

BRUKSEL: REFORMAT DO TA PËRSHPEJTOJNË RATIFIKIMIN

auto_bruksel-618×380-780×4391498726695

Republika e Maqedonisë së Veriut në tryezën e 29 aleatëve


Republika e ardhshme e Maqedonisë së Veriut ulet për herë të parë në tryezën e 29 aleatêve tê NATO-s, si e ftuar. Një moment që sekretari i përgjithshêm i NATO-s e ka memorizuar në prezencê tê ministres së mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Sekerinska, para fillimit të takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s nê Bruksel.

“Më lejoni t’ju them sa i nderuar jam për prezencên tuaj sot. Eshtë një moment i madh për të gjithê. Ne e vlerësojmë shumë progresin tuaj. Pa angazhimin tuaj, lidershipin tuaj dhe të qeverisjes suaj, ne nuk do të kishim arritur në këtë ditë, ku ju jeni ftuar në gjirin e ministrave të mbrojtjes së NATO-s. Kam parë që flamuri i NATO-s u ngrit para ndërtesës së kryeministrisë në Maqedoni dhe pres ditën që flamuri i vendit tuaj të ngrihet në selinë e NATO-s së bashku me flamujt e 29 aleatëve të NATO-s. shprehet Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i Nato-s.

“Jam e nderuar që gjendem këtu sot. Eshtë një provë, që kurajo politike shpërblehet dhe që ndryshimi është i mundur edhe në Ballkan edhe nê kohët që përjetojmë. Kjo gjithashtu provon që nuk ka probleme të ngrira, ka vetëm zgjidhje të ngrira. Ne kemi treguar që ne jemi të zotët të gjejmë zhgjidhjet e duhura dhe ky është shpërblimi jo vetëm për mua, përr qeverinë time, por edhe për popullin tim.”  deklaron Radmilla Sekerinska, Ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut.

Ministrja Sekerinska ka thënë pas shtrëngimit tê duarve me Stoltenberg, se arritja e Maqedonisë pranê fazês së anëtarêsimit ështê njê shenjê që politika e dyerve të hapura tê NATO-s nuk êshtê një mit, por një realitet. Anëtarêsimi i Republikês sê ardhshme tê Maqedonisë së Veriut nê NATO do tê zyrtarizohet në fund të procesit të ratifikimit tê protokollit tê anëtarêsimit nga shtetet anêtare tê NATO-s. /Erisa Zykaj, Bruksel/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia