close
Bota

BRUKSEL: ZYRTARIZOHET VENDIMI PËR VAZHDIMIN E SANKSIONEVE KUNDËR RUSISË

be_flamuj_642854

Bashkimi Evropian e ka zyrtarizuar vendimin për zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë deri më 31 janar 2017.Vendimi fillimisht është marrë nga ambasadorët e BE-së javën e kaluar, por Italia e ka ngadalësuar procesin e konfirmimit duke insistuar që vendimi të merrët gjatë samitit të liderëve në Bruksel më 28 dhe 29 qershor.

Vendimi është marrë përfundimisht përmes të ashtuquajturës procedurë e shkruar gjatë të cilës të gjitha kryeqytetet e vendeve anëtare duhej ta miratonin zgjatjen e sanksioneve. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia