close
Showbiz

BTS NË KRYE TË “MTV EUROPE MUSIC AWARDS”

751E26B1-6C10-4737-9C96-275480E34685

RRËMBEJNË 4 ÇMIME PËR PERFORMANCËN MË TË MIRË LIVE DHE MË SHUMË FANSA


Grupi koreanojugor BTS ka arritur që të triumfojë sërish në ndarjen e çmimeve “MTV Europe Music Awards”. Mbretërit e muzikës Pop morën në shtëpi 4 çmime për këngën Dynamite si më të mirën, “Grupin më të mirë”, “Performancën Live më të mirë” dhe “Grupi me më shumë fansa”.

“Dynamite” është kënga e parë e tyre e interpretuar tërësisht në gjuhën angleze, e cila ka arritur të shkarkohet më shumë se 34 milionë herë në Amerikë, duke bërë që “BTS” jetë grupi i parë korean që vendoset në pozitën e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”.

Këngëtarja Lady Gaga u shpall “Artistja më e mirë”, Cardi B fitoi çmimin për performancën më të mirë hip-hop”, DJ Khalid rrëmbeu çmimin “Videoklipi më i mirë” dhe grupi “Coldplay” dominoi në kategorinë “Best Rock”. Ndërkohë çmimin për Best Pop e mori grupi “Little Mix”.

Ceremonia këtë vit ishte ndryshe për shkak të pandemisë Covid-19. Të famshmit e morën çmimin në mënyrë virtuale të cilët ndiqnin edhe performancën e këngëtarëve të tjerë. Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Në MTV EMA dhuruan spektakël Alicia Keys, Sam Smith, Doja Cat, Maluma, Zara Larson, Jack Harlow, Madisson Beer, David Guetta etj./KlanPlus/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia