close
Top LajmeVendi

BUDAPEST: GRUEVSKI NË TAKIM ME PËRFAQËSUES TË MPJ-së

download

444.hu: Takimi Gruevski-jo larg syve të opinionit


Mediat hungareze njoftojnë se Ish-Kryeministri në arrati Nikola Gruevski është takuar me një funksionar të lartë të Ministrisë së Jashtme të Hungarisë. Nga kjo Ministri takimin nuk e kanë quajtur të pazakontë, por media hungareze me një analizë të detajuar rrëfen disa prapaskena të këtij takimi.

Takimi i së premtes mes Ish-Kryeministrit në arrati Nikola Gruevskit dhe Zëvendës Sekretarit në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë duhej që të mbahej larg syve të opinionit. Por, gjërat kanë shkuar keq. Prej se Gruevski refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarit hungarez të portalit 444.hu – kjo media ka publikuar një analizë më të detajuar për ngjarjen.  Sipas këtij portali, takimi është zhvilluar në ndërtesën e njëjtë ku ka selinë redaksia e medias 444.hu.

Kjo media ka njoftuar se pas përpjekjeve të pasuksesshme për të intervistuar ish-Kryeministrin Gruevski, janë kthyer sërish në ndërtesë dhe kanë takuar Zv/Sekretarin në Ministrinë e Jashtme hungareze Ishtvan Jo. Menjëherë është kontaktuar Ministria e Jashtme e Hungarisë për qëllimin e takimit me Gruevskin, por nga atje kanë marrë përgjigje se nuk ka asgjë të pazakontë nëse ndonjë i punësuar në Ministrinë e Jashtme të jetë në kontakt me një person i cili ka qenë kryeministër shumëvjeçar në vendin e tij. Ish-Kryeministri Gruevski të premten ka marrë pjesë në një ngjarje të biznesit në Budapest, dhe redaksia e portalit supozon se ndoshta kjo ka qenë arsyeja e takimit.

Sipas medias hungareze, banesa që gjendet në afërsi të redaksisë së tyre, në të kaluarën është shfrytëzuar nga turistët. Sipas të dhënave nga Regjistri për pronësi, banesa u takon dy kinezëve. Redaksia hungareze dyshon se banesa është shfrytëzuar nga shërbimet e sigurisë për realizimin e takimeve larg syve të opinionit. Portali hungarez ka vërejtur se automjeti që kishte pritur Gruevskin jashtë ndërtesës, ka pasur etiketë se po ndiqet përmes satelitit. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia