Lideri I opozitës, Hristijan Mickoski dhe Nënkryetari Aleksandar Nikollovski, kanë lobuar tek Kryeministri hungarez, Viktor Orban, që si vend anëtar I BE-së t`I japin përkrahje zhbllokimit të vendit. Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së në Budapest janë takuar edhe me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto.
Në drekën e punës me Kryeministrin Orban, sic thuhet në një komunikatë nga VMRO-DPMNE-ja, Mickoski ështyë prononcuar rreth integrimeve të bllokuara evropiane si pasojë e vetos bullgare, që Maqedoninë e largon nga qëllimi strategjik, anëtarësimin në BE.
“Është e saktë se qeveria ka një ngecje të madhe në realizimin e reformave, premtime të parealizuara dhe përkushtim të pamjaftueshëm drejt integrimebe, sic është e saktë se shteti dhe qytetarët e saj nuk guxojnë të jenë të bllokuar për shkak të paaftësisë së këtillë të qeverisë, por edhe mosgatishmërisë së të gjithë vendeve anëtare të BE-së të shtrijnë sinqerisht dorën drejt vendeve aspirante në BE”
Sic kanë njoftuar nga VMRO-DPMNE-ja, bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime edhe për situaën ekonomike dhe shëndetësore, si dhe për sfidat që dalin nga pandemia e COVID-19. /KlanMacedonia