close
Top LajmeVendi

BUDAPEST: SIJARTO NUK PËRGJIGJET RRETH GRUEVSKIT

auto_sijatro_1513680693-83823391513681126

Si ka hyrë Gruevski në Hungari pa pasaportë?


Ministri i Jashtën hungarez Peter Sijarto nuk ka komentuar pyetjet e gazetarëve rreth mënyrës se si ka arritur ish-Kryeministri Gruevski të futet në Hungari pa pasaportë.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Sijarto në një konferencë shtypi në Budapest nuk I është përgjigjur pyetjes se si ka arritur ish-Kryeministri Gruevski pa pasaportë në Hungari. Sijarto ka thënë se nuk ka të drejtë e as autorizime të ndajë informacione për procedura të azilit që janë në vazhdim e sipër.

Konform ligjeve hungareze, Gruevski së pari është dashur të mbahej në të ashtuquajturit qendra transitore për kërkuesit e strehimit. Nëse ka hyrë nga Serbia, atëherë sipas ligjeve hungareze, duhet të kthehet prapa. Nga Komiteti i Helsinkit kanë deklaruar se Qeveria në Hungari duhet ta kthejë Gruevskin në zonën transitore mes Hungarisë dhe Serbisë, ngase ai nuk ka pasaportë.

Gruevski dhe Kryeministri hungarez Orban kanë marrëdhënie të afërta ku kryeministri hungarez në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë ka përkrahur fushatën e VMRO-DPMNE-së dhe kanë pasur qëndrime identike për Sorosin dhe migrantët.

Kjo lidhje e fortë ka mbetur edhe pas largimit të Gruevskit nga pushteti. Në Shtator të vitit 2017 Kryeministri hungarez vizitoi Gruevskin në Maqedoni, në kohën kur Gruevski nuk kishte pasaportë. Atëherë autoritetet hungareze spekuluan se Kryeministri Orban i ka premtuar azil Gruevskit. Në atë kohë një biznesmen hungarez futet si reklamues kryesor në mediat që kishin detyrë të bëjnë propagandë dhe rejting për Gruevskin.

Sipas informacioneve të MPB-së, Gruevski me siguri se nga vendi është larguar të enjten në mbrëmje. Ministri Spasovski ka theksuar se Gruevski nuk është arratisur me aeroplan, por ka kaluar kufirin përmes të ashtuquajturave “zona të gjelbërta” që nuk ka mundësi të mbyllen hermetikisht. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia