Bugatti i Ronaldos përplaset me murin

Një prej dy makinave luksoze të Cristiano Ronaldo-s, i cili ndodhej në Majorca për pushime me familjen e tij, u përfshi në aksident. Bugatti Veyron, me vlerë 1.7 milion paund, e sulmuesit të Man United thuhet se u përplas në brigjet lindore të rezortit të Sa Coma.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sipas asaj që shkruan DailyMail, në automjet ndodhej një punonjës i futbollistit, e jo vetë Cristiano. Shoferi nuk u lëndua, por makina e shtrenjtë e futbollistit pësoi dëmtime.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të kësaj të hëne, në rrethana ende të paqarta. Autoritetet policore thonë se po e hetojnë ngjarjen, por nuk kanë bërë asnjë koment tjetër rreth saj.

Ronaldo ndodhet në Majorca me 5 fëmijët dhe të dashurën e tij Georgina Rodriguez që prej 14 Qershorit./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share