close
Rajoni

BUJANOC: PËRMBYTJET- SHPALLET GJENDJE E JASHTËZAKONSHME

791C38DC-E193-456E-A898-36AB15AEF0BF

DËME NË DISA FSHATRA TË BUJANOCIT


Bujanoci ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve që kanë goditur këtë pjesë ku jetojnë shqiptarët në Serbi. Dalja nga shtretërit e lumit Moravica ka bërë dëme në disa fshatra të këtij qyteti.  

Banorët thonë se vërshimet ndodhën shumë shpejt dhe nuk kishin mundësi të shpëtonin as gjërat bazike dhe ushqimet që kishin grumbulluar për tërë vitin.

Në zona të ndryshme uji ka mbuluar rrugët dhe fushat. Dëmet e shkaktuara ende nuk janë bilanc I llogaritur. Frika se mund të vazhdojnë vërshimet për shkak të të reshurave ekziston pasi rritja e ujit ka vazhduar.  
 

 Vërshimet kanë ndikuar që të mbyllet një pikëkalim kufitar me Kosovën pasi kabinat policore janë vërshuar nga uji. Në komunen e Bujanocit thonë se do të bëjnë të pamundurën për sanimin e dëmeve. 

 Vërshimet kanë përfshirë edhe pjesë të tjera të Serbisë dhe gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në disa qytete për shkak të motit të keq./ Idro Seferi – Tv Klan Beograd / 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia