close
Top LajmeVendi

BULETINI POLICOR: NDALIME, PRIVIME DHE AKSIDENT TRAFIKU

Screenshot_2

Policia e Tetovës përmes një komunikate ka njoftuar për disa aktivitete gjatë 24 orëve të fundit, në drejtim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike. Njoftohet për ndalime, privim nga liria dhe fatkeqësisht për një aksident trafiku.

Sipas buletinit të SPB-së Tetovë, pjestarët e policisë nga ky sektor dje në Tetovë pas kryerjes së një kontrolli në rrugën ‘Vidoe Smilevski Bato’ në një veturë të tipit  ‘Opel’ me targa të Tetovës kanë gjetur marihuanë. Pronari I veturës, 39 vjeçari me inicialet D.M nga Tetova është mbajtur në stacionin policor për hetim të mëtutjeshëm.

Poashtu, ditën e sotme siç njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë, rreth orës 8:15 në autostradën Tetovë  -Shkup, në afërsi të kyçjes ‘Veri’ ka ndodhur aksident trafiku në të cilën kanë marrë pjesë një makinë e tipit ,,Audi,, me targa të Tetovës, drejtuar nga 51-vjeçari M.M. nga rrethi i Tetovës dhe kamioni ,,Skanija,, me targa të Vranjës, Republika e Serbisë, e cila për shkak të defektit ka qenë e parkuar në korsinë për ndalim të detyrueshëm.

Shoferi i makinës ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku është mbajtur nën observim. Nga SPB theksojnë se janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe punohet në përcaktimin e shkakut dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia