close
RajoniTop Lajme

BULLGARI: ZGJEDHJET E TRETA – FITUESI I TRETË

BG

Në zgjedhjet e treta parlamentare në Bullgari shpallet fituesi I tretë. Në zgjedhjet e së pranverës fitoi GERB-i I Bojko Borisovit, në zgjedhjet e verës “Ka një popull të tillë” i Slavi Trifonov, kurse në zgjedhjet e 14 Nëntorit, sic percjell KlanM, fitoi partia e re e formuar (Lëvizja) “Ndryshimet Vazhdojnë”.

Sipas anketave dalëse dhe votave të numëruara, kjo parti fiton me rreth 3% dallim ndaj partisë së Bojko Borisovit. Varësisht përqindjes së votave të numëruara, partia “Ndryshimet Vazhdojnë” fitonë më shumë se 26% të votave, kurse GERB dic më shumë se 23%.

Në zgjedhjet e treta në Bullgari, sic percjell KlanM, u shënua jehonë e ulët rekorde që tregon se bullgarët tashmë janë të lodhur nga zgjedhjet e treta në periudhë prej shtatë muajve.

Të dielën u mbajt edhe rrethi I parë I Zgjedhjeve Presidenciale. Në rrethin e parë fitoi Presidenti actual, Rumen Radev me 49% të votave, kurse në rrethin e dytë hynë Atanas Gerxhikov me 26%. Rrethi I dytë, sic percjell KlanM, mbahet pas një jave.

“Unë do të jem kandidat për Kryeministër nga “Vazhdojmë me ndryshimet”, por kjo do të jetë çështje negociatash” – ka deklaruar për televizionin bullgar BNT, Kiril Petkov, njëri prej dy liderëve të kësaj partie. Ai, sic percjell KlanM, ka shtuar se nesër do të nisin bisedimet me partitë. Ai ka vlerësuar se korrupsioni është prioriteti më I rëndësishëm.

“Besojmë se përqindjet tona do të rriten për shkak të votave nga diaspora. Duhet të jemi afër përqindjeve që I publikuam në fillim” – ka deklaruar Kiril Petkov.

Ai ka paralajmëruar dialog me të gjithë partitë, përvec partive të Borisovit dhe të turqve, GERB dhe DPS, që të hapin mundësi për një koalicion pune. Si partner të parë përmendi “Ka një popull të tillë”, me të cilët kanë qëllime të përbashkëta – ta ndryshojnë Kryeprokurorin dhe ta stopojnë korrupsionin./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia