close
Rajoni

BULLGARI: ZJARR NË COVID-REPARTIN E SPITALIT NË RUSE

ruse

NUK KA TË LËNDUAR, INTERVENON SHPEJT EKIPI KUJDESTAR

 

Në repartin e covidit në qytetin Ruse të Bullgarisë, një paciente që ka qenë e kycur në dy burime të oksigjenit ka hequr maskën dhe me shkrepëse ka kërkuar dicka që I ka rënë nën krevat. Në atë moment ka ndezur maskën me cka ka shkaktuar zjarr në spital.

Me intervenimin e ekipit kujdestar të repartit të covidit zjarri është shuar, kurse kishte ndihmuar edhe pacientja që ka aktivizuar sistemin e alarmit në spital.

Gjatë zjarrit janë djegur disa krevate, muret dhe aparatet për oksigjen në dhomën e spitalit. Katër pacientë që kanë qenë në dhomë nuk kanë qenë të rrezikuar dhe menjëherë janë transferuar në hapësira tjera.

Pas zjarrit, udhëheqësia e Spitalit në Ruse të Bullgarisë është duke menduar që t`u ndalojë pacientëve të mbajnë me vete mjete ndezëse gjatë hyrjes në institucionet shëndetësore./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia