close
Top LajmeVendi

BULLGARIA DORËZON PROPOZIMET PËR TEJKALIMIN E KONTESTIT

mkd bul

OSMANI: PËR MOMENTET PO I SHQYRTOJMË DHE PO PËRGATISIM PËRGJIGJE

 

Kanë arritur edhe zyrtarisht propozimet bullgare për tejkalimin e mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Këtë e konfirmoi Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani I cili nënvizoi se të njejtat për momentin po shqyrtohen, pas çka edhe do të ketë përgjigje nga pala maqedonase.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM I RMV-së
“Po kemi marrë propozime me shkrim, të cilat ne tash I shqyrtojmë këtu në Ministri dhe përgatisim përgjigjen tonë me shkrim për ato propozime, që presim që sapo t’I dorëzojmë, do të jenë bazë për takimin e rradhës, të katërtin, mes përfaqësuesve të të dyja ministive dhe në mënyrë paralele takohen edhe përfaqësuesit e komisionit arsimor historik, e cila presim të mbajë takim për disa ditë.”

Osmani ka nënvizuar se propozimet i referohen përmbajtjes së udhërrëfyesit. Bëhet fjalë për pikat që kanë të bëjnë me emrin e shkurtër të shtetit, mospërzierjen nëpër punët e brendshme mes të dyja vendeve, ndalimin e gjuhës së urrejtjes, angazhim më të madh në punën e komisionit maqedono-bullgar, rehabilitimin e viktimave të komunizmit dhe pika shtesë që ka të bëjë me futjen e bashkësisë etnike bullgare në preambulën e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I JASHTËM I RMV-së
“Mendoj se për të gjitha çështjet ka zgjidhje, vetëm nevojitet qasje më konstruktive dhe duhet së bashku me MPJ-në bullgare të ulemi dhe të flasim çfarë të bëjmë më tej me komisionin e historisë. Shihet qartë se aty kemi probleme te të dy palët dhe unë planifikoj ta hap këtë çështje në takimin e parë me ministrin, sepse nëse ata nuk mund të vendosin për një takim fizikisht, si do të presim se do të ketë rezultate. Planifikoj që në periudhën e ardhshme në mënyr serioze të merremi me komisionin e historisë dhe atë së bashku me MPJ-në bullgare.“

 

Edhe pse Osmani nënvizoi se do të insistojë që përfaqësuesit e komisionit të realizojnë takim fizikisht, kujtojmë se takimi që pritet të mbahet më 21-22 tetor është paraparë të zhvillohet online. /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia