close
Vendi

BULLGARIA FUT MAQEDONINË E VERIUT NË “LISTËN E KUQE “TË COVID-19

kufiri-bullgari-maqedoni-768×431

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Republikën e Bullgarisë dhe në Evropë, sipas vendimit të fundit të Ministrisë bullgare të Shëndetësisë, ka ndryshuar regjimi për hyrje edhe për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga 19 janari, me të cilin kufizohet hyrja për të gjitha të ashtuquajturat udhëtime jothelbësore në vend (përjashtimet përfshijnë: personelin mjekësor, punonjësit humanitarë, studentët, personat me vendbanim të rregulluar, delegacionet etj.).

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në Bullgari dhe kolegët në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, me qëllim të zëvendësimit të zgjidhjes ekzistuese që mund të shkaktojë ngecje serioze në komunikimin intensiv ndërmjet shtetasve të të dyja vendeve.

Nga atje informojnë se deri në fillimin e zbatimit të ndalimit të plotë më 19 janar, presin që përpjekjet të japin fryte dhe zgjidhja ekzistuese të zëvendësohet me një vendim të ri me të cilin qytetarët tanë do të mund të hyjnë në Republikën e Bullgarisë, edhe për të ashtuquajturat nevoja jo thelbësore, përkatësisht me një certifikatë vaksinimi ose kalimit të sëmundjes dhe një test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë.

Në çdo rast, kanë ndryshuar edhe kushtet e hyrjes për të miturit nga 12 deri në 18 vjeç, të cilët do të duhet poashtu të bashkëngjisin dokumentet e lartpërmednura gjatë hyrjes. Për personat që nuk respektojnë rregullat e përshkruara, vijon karantinë 10-ditore.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Verut paralajmërojmë qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë në Republikën e Bullgarisë që nga pasnesër, 19 janar e tutje, t’i ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me qëllim që të mos vijnë në situatë të kthehen nga autoritetet kufitare në Bullgari. thuhet në Komunikatën e Ministrisë Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia