Bullgaria në krizë qeveritare

BE i kërkon heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, theksoi se heqja e vetos varet nga përmbushja e kritereve të Kopenhagës për anëtarësim në BE, sigurimi i garancive kushtetuese për respektimin e të drejtave të bullgarëve maqedonas nga Maqedonia e Veriut, zhdukja e gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë dhe bullgarëve dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare në fqinjin jugperëndimor, nevojiten hapa për rrugën drejt një Evrope të bashkuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bullgaria është e hapur për dialog dhe pret rezultate konkrete, të cilat nuk do të merren parasysh në ditët e mbetura deri në mbledhjen e Këshillit Evropian më 23 Qershor, shtoi presidenti bullgar.

Ndërkaq Bullgaria është pa Ministri të Jashtme pas dorëheqjes se Teodora Ghencovskës, së bashku me tre ministra të tjerë duke e futur qeverinë e Petkov në një krizë të rëndë në pamundësi për të siguruar votat në parlament.

Sipas kryeministrit Petkov, nëse Bullgaria hyn në një seri zgjedhjesh parlamentare, do të ishte katastrofike për vendin pasi do të ndalojnë 12 miliardë fonde evropiane për ekonominë bullgare.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share