close
RajoniVendi

BULLGARIA VIJON PENGMARRJEN NDAJ SHKUPIT

lores

NESE KRIJOHET QEVERIA E RE, RMV-ja DUHET TE PRESW JANARIN E VITIT 2022

Partia e shpallur e para ne zgjedhjet e se dieles ne Bullgari nuk ka ende nje vendim te qarte nese do te heqe veton per Shkupin ne muajin dhjetor. Ne kete situate persimiste Maqedonia e Veriut tashmë po shikon drejt janarit te vitit 2022 duke lene pa shprese edhe Shqiperine per te cilen Sofja eshte pro.

Daniel Laurer i perfoluri si ministër i ri i Jashtëm i Bullgarise, beson se 14 dhjetori kur do të zhvillohet samiti i fundit i vitit Bashkimi Evropian është afat jorealist dhe kohe e  shkurtër për arritjen e një marrëveshjeje të plotë me Maqedoninë e Veriut per negociatat.  Me deklaratat e para ata qe presin te marrin pushtetin ne Bullgari vetëm historia nuk mjafton për të hapur negociatat por duhet progres ekonomik mes dy vendeve.

Partia e Laurer ka sqaruar se duan qe të formojnë grupe te reja negociuese me maqedonasit duke  përfshirë personalitete nga sektorë të ndryshëm historianë, njerëz të biznesit, kulturë dhe të tjerë.

“Deri më tani besojmë se puna e komisionit historik nuk ofron progres për asnjërën palë ndiheni të pakënaqur me atë që po ndodh dhe keni nevojë të gjeni një formulë të re. Rruga, jo vetëm e Maqedonisë së Veriut, por edhe e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, është në BE dhe Bullgaria do të donte që kur Maqedonia e Veriut të hynte në atë proces, kjo gjë të ndodhë pa shkelur të drejtat e bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

 Ndërsa bisedimet e koalicionit të ri qeveritar në Bullgari kanë filluar disa ditë më parë kandidati për ministër i ri i jashtem Daniel Laurer tha se respektimi i të drejtave të bullgarëve maqedonas është parësor dhe do të diskutohet mbi bazën e fakteve, jo spekulimeve. Partia, “Ne vazhdojmë ndryshimin”, ka dalë e para në zgjedhjet e mbajtura më 14 nëntor dhe pritet të formojë qeverinë e re, në koalicion me tri parti tjera.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, vuri në dukje se presidenca aktuale e Sllovenisë ka një interes strategjik “për të çuar rajonin përpara Bashkimit Evropian”, duke kujtuar se pas tij Presidencën e BE-së do ta marrë Franca, ku zgjedhjet presidenciale janë planifikuar për në pranverë. Ne preferojmë që vendimarrja të jetë në muajin dhjetor, por në disa kryeqytete të Evropës, më kanë siguruar se në janar ka ende një shans për të pasur sukses ka thënë Dimitrov.

Emri i Dimitrov u shfaq në mediat evropiane si një kryeministër i mundshëm nëse Zaev jep dorëheqjen, por do të ruhej shumica qeverisëse, ose si zyrtar në rast të dështimit të formimit të qeverisë së re. Dallimet për gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike, por edhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, janë çështjet për të cilat duhet gjetur zgjidhje, në mënyrë që Sofja të heqë veton për Shkupin, të cilën e ka vendosur në nëntor të vitit 2020./KlanNews/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia