Bullizmi, fenomen i përhapur gjerësisht

Ekspertja: Viktimat dëmtojnë veten, por dhe të tjerët

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Bullizmi është bërë një fenomen i përhapur në të gjithë shoqërinë shqiptare. Në një intervistë për Televizionin Klan psikologia Entela Binjaku pohon se nuk janë vetëm fëmijët që preken nga vënia në lojë, por edhe të rriturit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“E shohim të shpërfaqet tek fëmijët, veçanërisht nëpër shkolla. Tek ne si profesionistë të shëndetit psikoemocional rastet e njerëzve që pohojnë se për vite të tëra kanë qenë objekt i talljes i përbuzjes, i përçmimit, i vënies në lojë, i fyerjes, i situatave ngacmuese që kanë vënë në sprovë  personalitetin e tyre nuk mungojnë”.

Vënia në lojë e një personi, shpesh mund të duket si një shaka, por që në shumë raste ajo ka pasoja të renda. Ekspertët rekomandojnë që të rritet komunikimi mes njerëzve dhe të reagohet në kohë sa herë konstatohet një rast bullizmi, pasi vetëm kështu mund të parandalohen ngjarjet ekstreme.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share