close
Sport

BUNDESLIGA: HERTHA BERLIN – UNION BERLIN,HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 27-TË

Bundes liga 1

Bundesliga gjermane është liga e parë evropiane që është rikthyer të luhet pas pezullimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pas javës së 26-të të zhvilluar vikendin e kaluar, sot do të nis të luhet java e 27-të.

Ndeshja pare e  javës së 27-të, ndërmjet Hertha Berlin – Union Berlin, luhet  sonte me fillim në orën 21:30.

Ndërkaq gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen edhe 6 ndeshjet tjera, ndërsa të dielën edhe tri ndeshje tjera.

Werderi i Milot Rashicës do të zhvilloj ndeshjen e radhës të shtunën me fillim nga ora 15:30, kundër skuadrës së Freiburg.

E shtunë: B. Monchengladbach – B. Leverkusen, Freiburg W. Bremen, Paderborn – Hoffenheim, Wolfsburg – Bor. Dortmund, Bayern – E. Frankfurt, të dielën: Schalke – Augsburg, Mainz – RB Leipzig, FC Koln – F. Dusseldorf./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia