close
Top LajmeVendi

BURGU I MANASTIRIT: 16 TË BURGOSUR REZULTOJNË POZITIV

auto_burgu-i-manastirit-780×4391640607516

NGA COVID-19 NDËRRON JETË NJË PUNONJËS I BURGUT

Një punonjës 47-vjeçar I Burgut të Manastirit, para dy ditëve, ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, kurse 16 të dënuar tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus – kanë konfirmuar për mediat nga Drejtoria e Burgut të Manastirit.

Punonjësi I burgut është pranuar në Spitalin e Manastirit pas përkeqësimit të situatës shëndetësore dhe ka pasur rënie të saturacionit, por përkundër intervenimit mjekësor ka ndërruar jetë të shtunën.

Nga Drejtoria e Burgut kanë thënë se janë testuar 20 të burgosur kurse 16 kanë rezultuar pozitiv. Të gjithë janë në mjekim të ashtuquajtur shtëpiak, trajtim ky nëpër qelitë e burgut, vetëm njëri prej tyre dërgohet në spital për të marrë infuzione kurse tjerët janë me simptome më të lehta.

Në këtë burg tashmë zbatohen masa të përforcuara higjienike./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia