close
LifeStyle

BURRI MË I GJATË NË BOTË SHKON NË RUSI PËR TË GJETUR NUSE

PRC_216173722

Sulltan Kosen, i cili është 2 metra e 51 centimetra i gjatë ka udhëtuar në Rusi në kërkim të një partnereje për të krijuar një familje.

“Kam dëgjuar se femrat ruse i duan meshkujt e sjellshëm. Duhet të jetë e lehtë!”, tha ai në një emision televiziv rus.

39-vjeçari ka lindur në qytetin juglindor turk Mardin dhe mban Rekordin Botëror Guinness për njeriun më të gjatë në botë. Ai ishte martuar më parë me një grua siriane 1 metër e 75 centimetra të gjatë, Merve Dibo në vitin 2013, por gjërat nuk funksionuan sepse ajo fliste arabisht dhe ai mund të fliste vetëm turqisht. Çifti së fundmi janë divorcuar dhe Kosen tashmë është në kërkim të dashurisë.

Sulltan Kosen dhe ish-bashkëshortja e tij

Së fundmi ai udhëtoi për në Moskë në kërkim të një nuseje të re në fillim të Dhjetorit. Kosen tha se kishte dëgjuar se gratë ruse kanë një bukuri të jashtëzakonshme dhe një shpirt të dashur dhe vendosi se donte që një nuse ruse të krijonte familjen me të.

I ftuar në një emision rus, 39-vjeçari u shpreh:

“Duhet të jetë e lehtë. Mund ta siguroj mirë dhe nuk kam nevojë për para. Do të doja ta zhvendosja gruan time në Turqi. Unë jetoj në një vend historik, në juglindje, por mjaft larg nga deti. Një grua ruse e dashuruar do ta adhurojë burrin e saj përgjithmonë”.

Akoma nuk dihet se sa kohë Kosen planifikon të qëndrojë në Rusi në kërkim të nuses së tij të ardhshme./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia