close
Vendi

BUXHETI 2020: FILLOI DEBATI NË KOMISIONIN PARLAMENTAR

7353C095-B458-4BAD-A6C9-9A97089E63CA

PËRPLASJE LSDM – VMRO DPMNE


Me rebalancin e buxhetit mundësohet zbatimin e pakos së katërt të masave antikrizë, që synohet të sigurojë qëndrueshmëri të aktiviteteve të brendshme ekonomike dhe vendeve të punës, të rimëkëmben aktivitete të caktuara, të sigurojë stabilitetin e transferimeve sociale dhe të sigurojë politika të cilat do të ndihmojnë në zbatimin e një strategji dalje të shpejtë, me qëllim për të vazhduar me trendet pozitive të ekonomisë vendore, kur kriza të ketë mbaruar. Kështë tha Ministri i financave Fatmir Besimi në Komisionin parlamentar për buxhet dhe financa.

– Grupi i katërt i masave ka tre shtylla. E para është menduar për qytetarët, segmenti shoqëror që u referohet qytetarëve dhe standardit të tyre për përballimin e kësaj periudhe. Shtylla e dytë i referohet sektorit privat, pra aktivitetit ekonomik dhe vendeve të punës, të gjitha aktivitetet që përfshijnë likuiditet, stabilitet financiar dhe rimëkëmbje ekonomike. Shtylla e tretë nënkupton stabilitetin fiskal dhe financiar të ekonomisë në tërësi. Masat e synuara do të zbusin ndikimin në kompanitë e prekura vendore duke stimuluar konsumin privat dhe duke mbështetur sektorin privat.” tha Ministri i Financave – Fatmir Besimi

Socialdemokratët kanë bërë thirrje që të lehen anash dallimet partiake dhe t`u dilet në ndihmë qytetarëve. 

Në periudhën kur e gjithë bota përballet me krizë ekonomike, e rëndësishme është ndihma me kohë dhe efikase për tu ballafaquar me pasojat. U bëj thirrje të gjithë deputetëve, që përmes debatit konstruktiv, t`I përkrahim këto ndryshime dhe plotësime të Buxhetit 2020. Tani nuk është koha për përplasje ndërpartiake, është koha t`u ndihmojmë qytetarëve dhe ekonomisë së vendit. tha Kostadin Kostadinov nga LSDM

 

 Duke u përgjigjur në pyetjen e tv Klan se nësë mospërkrahja e opozitës për votimin e ribalancit të buxhetit do të vë në pykëpytje miratimin e pakos së katërt të masave ekonomike, Ministri  Bekteshi  I bëri thirrje opozitës që të përkrahë masat për ndihmë të biznesit.

Por me këtë nuk pajtohet opozita. VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate ka adresuar akuza ndaj Qeverisë dhe Kryeministrit Zoran Zaev se nuk kanë një plan për të shpëtuar ekonominë, por, sic thonë, plan për shkatërime.

“Në tri pakot e para, mjetet në vend se tek qytetarët përfunduan tek firmat e Zoran Zaevit dhe Nina Angelovskës. Paratë që Zaevi premtoi se do t`ua pagujë në emër të tri masave të para, respektivisht nga gjysmë miliardë euro ndihmë, pagoi vetëm 50%. Për këtë shkak tashmë është pakoja e katërt, sepse tri të parat nuk u realizuan” thonë nga VMRO-DPMNE

Konform rregullores parlamentare, debate duhet të zgjasë 10 ditë pune. VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar 170 amendamente. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia