close
Top LajmeVendi

BUXHETI: DITA E TRETË E DEBATIT NË KUVEND

Skopje_-_Parlamentsgebaude_der_Republik_Mazedonien

PUSHTETI ARSYETON, OPOZITA KUNDËRSHTON


Fjalime, replika, kundër-replika, arsyetime e akuza. Kështu ka vazhduar dita e tretë e debatit për propozimin shtesë për ndryshim dhe plotësim të buxhetit për vitin 2020. Deputeti i BDI-së, Berat Ajdari arsyetoi propozim ndryshimin, duke theksuar se me të mundësohet edhe pakoja e katërt me të cilën qeveria synon mbështetje të drejtëpërdrejtë financiare për qytetarët, që të stimulojë konsumin e produkteve dhe shërbimeve vendore dhe të stimulojnë ndërmarrjet që të kthejnë dhe mbajnë punëtorët në vendet e punës.

“Zbatimi i kësaj pakete është paraqitur në tre shtylla, e para i është dedikuar qytetarëve në segmentin social dhe shëndetësor, që ka të bëjë me qytetarët dhe standardin e tyre për ballafaqimin në këtë periudhë. Shtylla e dytë ka të bëjë me sektorin privat, përkatësisht aktivitetin ekonomik dhe vendet e punës….dhe shtylla e tretë nënkupton stabilitetin fiskal dhe financiar në përgjithësi në ekonomi, përfshirë edhe stabilitetin financiar të komunave.” deklaroi BERAT AJDARI, DEPUTET I BDI-SË

Opozita akuzon se në mungesë të konsumit, TVSH-së, mungesës së taksave, buxheti i shtetit po mbushet me para nga dënimet e qytetarëve. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Igor Zdravskovski akuzoi pushtetin se e ka shndërruar vendin në siç tha ai “shtet shkop”.

Nga ekonomia jonë sipas asaj që e vërejnë qytetarët vendi ynë është bërë ‘shtet shkop’, pra ekonomia jonë në mënyrë direkte varet prej asaj se sa qytetarë dënojnë policët. Pra në vend të veprimtarisë bazë të policisë që ta mbrojë popullin, ne tani vazhdimisht shohim si ti dënojmë 12 000 për një javë… dhe e mbushim buxhetin, pasi nga njëra anë nuk kemi konsum, nuk kemi TVSH, nuk kemi mbledhje të taksave, kemi shumë më të vogël të të ardhurave, nga ana tjetër duhet të mbushet buxheti disi dhe si, hajde të godasim popullin….” -deklaroi  IGOR ZDRAVKOVSKI VMRO-DPMNE.

Deputetja e LSDM-së Daniela Markovska, replikoi duke theksuar se atë që opozita e quan “shtet shkop”, pushteti e quan “shtet i drejtë”. Duke bërë udhëtim në kohë, ajo i rikujtoi opozitës për gjërat që kanë ndodhur gjatë kohës kur ata ishin në pushtet.

“Kur nga ana e organeve kompetente sanksionohen individë të caktuar që nuk i respektojnë dispozitat e ligjit, nuk thuhet ”shtet shkop” por shtet i drejtë dhe falë Zotit erdhem deri aty që sot jemi shtet I drejtë. ‘Shtet shkop’ ishte gjatë kohës kur ju ishit në pushtet. Kujtohuni qershorin e 2016-tës kur me shkop i  rrahët studentët në shesh. Të mos ju kthej në 27 prill këtu, çfarë shkopinjsh përdorët që të mbeteni në pushtet. E dyta, pasi në rradhët tuaja keni mjek që nuk pranon nëse ka koronë ose jo, për këtë arsye nuk e keni të qartë se ky ribalanc është vetëm për shpëtim nga pasojat me të cilat ballafaqohemi.” deklaroi DANIELA MARKOSKA,  LSDM

Kjo është dita e tretë e diskutimit për ribalancit të dytë për këtë vit, për shkak të ndikimit nga kriza e koronavirusit dhe ka për qëllim të lehtësojë efektin dhe të ndihmojë në përballjen me valën e dytë të koronavirusit. Nga ky ribalanc varet pakoja e katërt e masave antikrizë. Janë paraparë 4,3 miliard denarë për mbështetje financiare për pagesa të pagave të punëtorëve në sektorin privat me kompensim nga 14 500 deri në 21 776 denarë, nëpër kompani që kanë rënie më të madhe të të ardhurave si pasojë e pandemisë. 1,6 miliardë denarë për mbështetje financiare për kategoritë e prekura rëndë nga KOVID 19 për pagesa të prodhimeve vendore dhe shërbimeve tek sektorët e prekur./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia