close
Screenshot_6

Skënder Buzaku i cili pretendon kreun e Bashkësisë Fetare Islame, përmes një deklarate për media, i ka dhënë afat prej 72 orëve Kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepit që të largohet nga ky institucion, në të kundërtën, siç ka deklaruar, do të publikojë dëshmi për krimet e Rexhepit. Ai ka vendosur një orë para hyrjes së BFI-së i cili sipas Buzakut do të numërojë skadimin e ultimatumit.

Krerët e BFI-së nuk kanë komentuar këtë ultimatum të Buzakut. Por në fjalimin e Reisit Sulejmani mund të kuptohej se në vetë BFI-në ekziston uniteti.

Tensione në BFI pati edhe në prill të këtij viti kur në Regjistrin e vetëm gjyqësor të bashkësive fetare dhe grupeve religjioze si Kryetar i BFI-së ishte shënuar Skënder Buzaku. Ai atëherë kishte kërkuar të vazhdojë të udhëheqë me BFI-në. Sipas Sulejman Rexhepit, Skënder Buzaku është i përjashtuar nga BFI-ja kurse për vendimin e atëhershëm gjyqësor kishte thënë se është miratuar nën ndikimin e pushtetit. /Artina Zeqiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia