close
Top LajmeVendi

BYTYQI: ÇMIMI I RRYMËS EDHE PAS 1 JANARIT MË I ULËT NË RAJON

Screenshot_29

DO TË SIGUROJMË SASI TË MJAFTUESHME TË ENERGJISË ELEKTRIKE


Zv/Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka garantuar se pas 1 Janarit çmimi I energjisë elektrike, nuk do të rritet ashtu siç pohojnë disa media duke siguruar se do të jetë më I ulët në rajon.

FATMIR BYTYQI – ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Ju garantoj se në Janar çmimi nuk do të rritet në nivel që disa media të caktuar, ose individë dëshirojnë ta tregojnë që të krijojnë frikë tek popullata. Sic dëshmuam më 1 Korrik edhe më 1 Janar do të dëshmojmë se çmimi do të jetë më I ulët në rajon dhe do të sigurojmë sasi të mjaftueshme të energjisë që të vazhdojë jeta normale”

Në pyetjen nëse Qeveria është duke mendur për ngrirjen e çmimeve të energjisë elektrike dhe të nxehjes qendrore, Bytyqi tha se janë të fokusuar në prodhimin e energjisë elektrike dhe çmimit që do të jetë I kapshëm për të gjithë qytetarët, duke e quajtur jo të qëndrueshme ngrirjen e çmimeve.

Disa media dje kanë publikuar informacione se pas 1 Janarit çmimi I rrymës elektrike do të rritet për 38%. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia