Bytyqi: Me Ballkanin e Hapur mund ta kapërcejmë më lehtë mungesën e ushqimit dhe energjisë elektrike

Qëllimi i Ballkanit të Hapur është të na çojë të gjithëve përpara drejt zhvillimit, integrimit, konkurrencës kundër konkurrencës së ndërsjellë, lirisë së lëvizjes së 4 lirive të Bashkimit Evropian, lehtësimit të procedurave, solidaritetit dhe ndihmës. Besoj se Ballkani i Hapur është më shumë se një ide dhe më shumë se iniciativa dhe ka kapacitet të plotë për t’iu përgjigjur nevojave dhe për të ofruar zgjidhje operacionale. Kjo ide na bashkon të gjithëve në një qëllim të qartë, të hapur, të ndershëm dhe civil.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Këte e tha zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në Tiranë në hapjen e seancës plenare të grupeve ndërqeveritare të punës që sot dhe nesër do të diskutojnë zbatimin e detajuar të marrëveshjeve të arritura në kuadër të Ballkanit të Hapur.

“Është koha të fokusohemi në rezultatet, të prekshme dhe të dukshme, të cilat dalin nga nevojat reale të qytetarëve, që do të thotë se janë autentike dhe organike. Sot jemi këtu me tre vende me negociata të hapura të para-anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe të gjithë e dimë se sa shumë Ballkani i Hapur ka potencialin për të përshpejtuar reformat e nevojshme për hyrjen në BE. Përmes Ballkanit të Hapur, së bashku në BE. Kjo është rruga jonë dhe shpresoj që së shpejti t’i bashkohen edhe vende të tjera nga Ballkani Perëndimor”, tha Bytyqi.

Ai theksoi se, së bashku me kolegët e tij nga Shqipëria dhe Serbia, do të punojnë në krijimin e kornizave dhe protokolleve të punës dhe mënyrave se si do të ndihmojmë njëri-tjetrin në solidaritet gjatë fatkeqësive dhe aksidenteve, gjatë mungesës së ushqimit dhe gjatë krizës energjetike që jemi duke u përballur aktualisht si pasojë e krizës globale të shkaktuar nga pushtimi ushtarak rus në Ukrainë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share