close
Vendi

Bytyqi: Ne jemi gati, tani fjala i takon BE-së

bytyqi-750×430

Mendoj se tani duhet të shfrytëzojmë momentumin e ndikimit gjeopolitik që Ballkani Perëndimor të jetë aty ku i takon, në BE, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi gjatë panel-diskutimit në Forumin Ekonomik Delfi, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Për të theksuar rëndësinë e perspektivës evropiane të vendit, zëvendëskryeministri vuri në dukje për 20 vjet kanë emigruar gjysmë milioni qytetarë, ndërsa për mënyrën se si e sheh të ardhmen e rajonit, tha “të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian, me zinxhirë të fortë furnizimi që janë të pavarur “nga tregjet e Lindjes së Largët, me ekonomi të forta që sjellin një jetë të mirë për qytetarët tanë”.

“Vendet tona po punojnë shumë për të arritur standardet evropiane, por është koha për të hequr pengesat në rrugën tonë evropiane, ne jemi gati”, tha zëvendëskryeministri.

Për Marrëveshjen e Prespës, ai tha se “ajo nuk duhet parë si mjet, por si një mënyrë për ta transferuar konfliktin në një mundësi, në sfidë dhe fillimin e bashkëpunimit”.

“Marrëveshja e Prespës duhet parë si model për arritjen e marrëveshjeve dhe për të sjellë prosperitet për të dyja vendet, por sjell edhe një mundësi, tha zëvendëskryeministri Bytyqi dhe përmendi pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në projektin e terminalit të gazit të lëngshëm natyror në Aleksandropoli, duke thënë se është ajo që solli marrëveshjen mes dy vendeve.

Ai theksoi se tani për shkak të luftës po bëhet e qartë se pjesëmarrja në këtë projekt është një mundësi për të gjithë ne.

Lidhur me reagimin e rajonit në ballafaqimin me kovid krizën, zëvendëskryeministri tha se ishte një sfidë për të personalisht, jo problem dhe se lufta kundër pandemisë “përshpejtoi disa procese që ishin të nevojshme dhe që mund të kishin nisur më herët”.

Zëvendëskryeministri Bytyqi në panel diskutimin mbi stabilitetin e Ballkanit Perëndimor mori pjesë së bashku me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak, me zëvendës ndihmës sekretarin shtetëror, Gabriel Eskobar dhe ish të dërguarin special të SHBA-së, Kurt Volker dhe kryetari i Odës tregtare dhe industriale të Serbisë, Marko Çadezh.

Zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror amerikan, ndër të tjera tha se sipas tij kriza aktuale mund t’i afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor me BE-në. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia