close
Vendi

BYTYQI: PAGA MESATARE DO TË ARRIJË 30.000 DENARË

D71D6FC9-2482-4ACE-AC95-6289583FB619

ATA QË KANË HUMBUR PUNËN PËR SHKAK TË COVID DO TË KTHEHEN NË PUNË


 Zëvendëskryeministri i për Çështjet ekonomike, Fatmir Bitiqi, i ftuar në emisionin “Brifing në mëngjes” në TV Slobodna, njoftoi se në qershor të këtij viti, paga mesatare do të arrijë në 30,000 denarë. Treguesit për janarin dhe shkurtin, siç thotë ai, janë optimistë. Nëse situata epidemiologjike përkeqësohet dhe nevojiten masa shtesë, ai  njoftoi se Qeveria është e gatshme të veprojë me masa të reja.

 FATMIR BYTYQI – ZV/KRYEMINISTWR PWR ÇWSHTJE EKONOMIKE

Paga mesatare po rritet për shkak të rritjes së pagës minimale, e cila u rrit nga 8,000 – 9,000 denarë në 14,500, dhe do të vazhdojë të rritet, sepse ekonomia e kërkon atë, sepse tregu i punës e imponon atë. Masat për mbështetjen e kompanive janë të dizajnuara në mënyrë të tillë që të mbështesin kompanitë që paguajnë paga të forta për punonjësit, ne nuk u japim asnjë qindarkë të vetme atyre ndërmarrjeve që paguajnë pagat minimale për punonjësit. Ne presim që në qershor 2021, kur në të vërtetë janë 4 vjet nga sundimi i kësaj qeverie, të arrijmë një pagë mesatare prej 30,000 denarë.

 Bytyqi bëri të ditur se nw planin operativ për punësim, të gjithë ata që kanë humbur punën për shkak të Covid do të kthehen në tregun e punës. Ai njoftoi se Pakoja e pestë, ndoshta do të jetë masa e fundit për subvencionimin e pagave, por gjithashtu është konceptuar ndryshe dhe ka një përbërës stimulues. Ato kompani që do të punojnë pozitivisht dhe do të investojnë, nuk do të kthejnë një pjesë të fondeve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia