close
EkonomiVendi

BYTYQI: NUK MENDOHET PËR PAKON E RE ANTI-KRIZË

FEB812EF-8944-4C04-A9B9-933ECD834857

Për momentin nuk mendohet për pakon e shtatë ekonomike anti-krizë për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët në përballjen me pasojat e covid-krizës – ka thënë Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“Do të kemi bisedime. Për cdo ditë bisedojmë me Odat Ekonomike dhe nëse me të vërtetë është e nevojshme do të bëjmë një masë të caktuar, për shkak se nuk e dijmë se sa do të ndikojë kjo lëvizje e limituar e qytetarëve. Fatkeqësisht, jemi edhe në periudhë parazgjedhore dhe cdo masë mund të interpretohet ndryshe dhe për këtë arsye nuk do të them nëse do të ketë pako të re apo jo. Vetëm konfirmoj se po bisedohet” – ka deklaruar Zv/Kryeministri Fatmir Bytyqi.  

Zv/Kryeministri Bytyqi theksoi se shëndeti i qytetarëve është para së gjithash.

“Nëse duhet të bëhet kompromisi mes masave ekonomike për hotelierët dhe shëndeti i qytetarëve, shëndeti është para së gjithash” – tha Bytyqi.

Ai tha se edhe deri më tani, sektori hotelerik dhe i turizmit është ndihmuar. Në pakot paraprake, sic tha, këto sektore janë ndihmuar me më shumë se 14% të ndihmës së përgjitshme që është dhënë për ekonominë, kundrejt kontributit të tyre në BPV që është shumë më i vogël.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia