close
Vendi

BYTYQI: PUNËSIMET SIPAS “OHRIT” PAS PANDEMISË

bytyqi

“NUK ËSHTË KOHA TË FLITET PËR KËTË TEMË”  


Edhe pse një problem mjaft I theksuar, tash nuk është koha të zgjidhet – ka deklaruar Zv/Kryeministri Fatmir Bytyqi duke komentuar cështjen e punësimeve sipas Marrëveshjes së Ohrit. Këto komente ai I bëri gjatë vizitës së Kompanisë Haj Tek Korporejshën në Shkup.

“Vlerësoj se sot nuk duhet të flasim në kohë pandemie, në kohë të rrezikimit të çdo vendi pune, për skenarë të këqinj. Do ta tejkalojmë këtë periudhë dhe mendoj se në ditën e parë kur të marrim frymë lirshëm pa maska, do të fillojmë të flasim për zgjidhjen e këtij problemi për të cilin të gjithë flasim disa vite me radhë”, deklaroi FATMIR BYTYQI – ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE.

Në fund të Gushtit, Ministri i atëhershëm për Administratë Damjan Mançevski siguroi se intenzivisht po punohet në këtë drejtim dhe se procesi i punësimit të personave që qëndrojnë nëpër shtëpi kurse marrin paga, do të përfundojë më së voni deri në Vitin e Ri./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia