close
Vendi

BYTYQI-SHAHPASKA: NDIHMAT DO TË SHKOJNË ATY KU DUHET

32E71F6E-B6BB-450C-B7E3-0190F7D24AF8

“SË PAKU 145 MILIONË EURO NDIHMË PËR EKONOMINË”


Zv/Kryeministri për Cështje ekonomike Fatmir Bitiqi njoftoi se gjatë krijimit të pakos së katërt ekonomike, Qeveria ka vlerësuar se krahas solidaritetit me rëndësi është edhe kujdesi gjatë shpërndarjes së mjeteve. Për këtë shkak, sic ka thënë, ka edhe disa ndryshime në metodologjinë e marrjes së ndihmave për pagesën e rrogave. Ai rikujtoi se me masat paraprake ekonomike, ishin përkrahur 20 mijë kompani që kanë të punësuar 120 mijë njerëz.

“Me sigurinë më të madhe deklaroj se më së paku 140 milionë euro janë injektuar te biznesi. Përafërsisht 79 ishin me mjete direkte duke subvencionuar paga të cilat shkuan te ndërmarrjet, këtu nuk i përmendi kartelat pagesore të cilat edhe ashtu shkuan te ndërmarrjet, 27 milionë euro sepse iu dhanë qytetarëve dhe njerëzit thonë se ata janë të qytetarëve, por ato përfunduan te ndërmarrjet. të dy pakot janë mbi 100 e diçka dhe këtu është linja kreditore pa kamatë të cilat janë tërhequr nga Banka për investim dhe kanë hyrë tashmë te ndërmarrjet. Këtu po flas për 150 milionë euro”, tha Bytyqi.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale u shpreh se ndihma e drejtpërdrejtë për të ruajtur cdo vend pune siguroi që ekonomia më lehtë ta tejkalojë krizën ekonomike. Kjo strategji e suksesshme, sipas saj, ndikoi në krijimin e pakos së katërt ekonomike me vlerë 470 milion euro.

 

“Kjo pako do të sigurojë qëndrueshmëri në ekonominë vendore dhe të vendeve të punës, këndelljen e sektorëve të goditur, stabilitetin e transferëve social dhe nxitje të konsumit të gjerë. Në këto kohëra serioze prioritet mbeten kategoritë më të ndjeshme”.theksoi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale-Jagoda Shahpaska.

 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska duke folur për bilancin epidiemiologjik nëpër çerdhet e vendit njoftoi se për momentin, 47 fëmijë gjenden në izolim respektivisht 3 grupe edukative dhe 14 të punësuar. I vetmi objekt që është i mbyllur, është çerdhja në Çeshinovë – Obleshevë, e cila sipas vendimit do të hapet nesër, më 30 shtator”./KlanMacedonia.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia