DREJTORESHA BUQI: SOT U MBOLLËN DRUNJTË E ÇERDHES “BORËBARDHA” DHE TË KLAN M
Ashtu sic premtoi kohë më parë, Drejtoresha e Cerdhes së fëmijëve “Borëbardha” në Çair, mbajti fjalën.
“Një javë më heret u prenë drunjtë në oborrin e çerdhes “Borëbardha” në Çair, ndërsa sot u mbollen drunj të rinj”
NAREL SALIH BUQI – DREJTORE E ÇERDHES “BORËBARDHA”
“Paraprakisht ju falenderoj, pasi ishte informacioni i parë tek ju që u prenë drunjtë dhe sot u thirrëm ne sepse deshëm të justifikojmë atë që premtuam se do të mbjellen drunj të ri ndërsa drunjtë që u prenë nuk ishin të sigurta për objektin dhe fëmijët, sot siç e shihni janë mbjelljë tre drunj të ri të cilët do të zbukurojnë oborrin e çerdhes “Borëbardha”.
Drejtoresha Buqi nuk e mohoi se në mbjelljen e drunjve të rinj ka kontribuar edhe televizioni ynë, I cili alarmoi për rastin në fjalë. Mbjelljen e pagëzoi si aksion të përbashkët të çerdhes “Borëbardha” dhe Klan Maqedoni.
NAREL SALIH BUQI – DREJTORE E ÇERDHES “BORËBARDHA”
“Sinqerisht ju falenderoj që sot jeni këtu dhe që sëbashku me TV Klan M, do t’i mbjellim drunjtë zëvendësues dhe do të mbeten kujtim i vitit 2022. Unë sot them që këto drunj që sot u mbollen janë drunj të çerdhes “Borëbardha” dhe të “Televizionit Klan”.
Përndryshe, dy objektet e çerdhes “Borëbardha” në Çair frekuentohen nga 465 fëmijë të moshës ngga 1 deri në 5 vjec. /KlanMacedonia/