close
Rajoni

CAKAJ: PËRKRAHET IDEJA E HEQJES SË KUFIRIT KOSOVË-SHQIPËRI

Screenshot_7

Shqipëria është e gatshme të zhbëjë kufirin me Kosovën, ka deklaruar sot në Prishtinë, ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. Këto komente ai i bëri gjatë takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit, i kishte propozuar qeverisë së Shqipërisë që së bashku ta heqin kufirin me Kosovën.

Ministri në detyrë I punëve të jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj pëkrahë idenë e heqjes së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaci ai ka thënë se Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet pjesë e agjendës së jashtme të Shqipërisë.

“Do të shpeh gatishmërinë për vendosjen e ambasadave të përbashkëta për të krijuar një agjendë politike të përpunuar. Kosova dhe Shqipëria kanë një kufi simbolik dhe realisht nuk duhet të ketë fare një kufi dhe ne do të fillojmë punën menjëherë për qarkullimin e burimeve njerëzore.”shprehet Gent Cakaj, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme.

Cakaj gjatë vizitës në Prishtinë ka takuar edhe kryetaren e parlamentit të Kosovës Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ndërsa pas takimit që zhvilloi me homologun e tij nga Kosova Glauk Konjufca Cakaj tha se janë pajtuar që mbledhja e radhës ndërmjet dy qeverive do të bëhet në koordinim mes dy ministrive të jashtme. Propozoi nënshkrimin e dy marrëveshje fillestare.

Konjufca u pyet nga gazetarët për akuzat që Vetëvendosje i kishte drejtuar Cakajt kur ky i fundit ishte emëruar ministër duke e quajtur tradhëtar.

U përmend fakti i përmirësimit të marrëdhënieve tregtare ndërmjet këtyre dy shteteve. Kjo ishte vizita e parë e Cakajt në Kosovë pas marrjes së ushtrimit të detyrës si Ministër i Jashtëm. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

 

 

 

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia