close
Sport

“CARABAO CUP”: SHTYHET NDESHJA ARSENAL – LIVERPOOL

liverpool

TAKIMI I PARË LUHET MË 13 JANAR, AJO E KTHIMIT MË 20 JANAR

 

Ndeshja e parë gjysmëfinale e “Carabao Cup” ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit, e paraparë të luhet të enjten, është shtyrë për shkak të rasteve pozitive me koronavirus te klubi nga “Merseyside”.

“Të kuqtë” e kanë mbyllur qendrën stërvitore të ekipit të parë të mërkurën pasi ndihmëstrajneri, Pep Lijnders, u bë personi i radhës që duhet të izolohet.

Tani takimi i parë i kësaj gjysmëfinaleje do të zhvillohet në “Anfield” më 13 janar, ndërsa i dyti në “Emirates Stadium”, më 20 janar. Që të dyja takimet do të luhen në orën 20:45./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia