close
Sport

CARABAO CUP:MËSOHEN EKIPET GJYSMËFINALISTE

Carabao Cup1

ARSENALI, LIVERPOOL, CHELSEA DHE TOTENHAM


 

 Pas  zhvillimit të tre ndeshjeve  në Carabao Cup,  ku kishte  mjaftë emocione  u mësuan  emrat e tre  ekipeve  që u kualifikuan në gjysmëfinale.

Pas 90-të minutave lojë të zhvilluara, Chelsea ka shënuar fitore si mysafirë me rezultat 2:0 kundër Brentford, përmes golit të Jorginhos dhe autogolit të Jansson.

Ndërkaq, në derbin londinez mes Tottenham dhe West Ham United triumfues ishin skuadra e Antonio Contes, e cila mposhti “Çekanët”  me rezultat të ngushtë 2:1.

Ndërsa  në  përballjen  më intersante mes Liverpoolit dhe Leicesterit u deshën penalltitë për ta vendosur fituesin e ndeshjes, pasi që pas 90-të  minutave lojë rezultati ishte i barabartë 3:3, ku më pas “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp arritën ta eliminojnë Leicesterin në çerekfinale të kësaj gare.

Pas këtyre fitoreve , Chelsea, Tottenham dhe Liverpooli i bashkohen Arsenalit në gjysmëfinale të Carabao Cup.

 

Rezultatet e ndeshjeve  të zhvilluara mbrëmë.

Brentford 0 – 2 Chelsea

Liverpool 3 – 3 Leicester (Pas penalltive 5 – 4 në favor të Liverpoolit)

Tottenham 2 – 1 West Ham United.KLanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia