close
Top LajmeVendi

CAROVSKA: BOJKOTI I MËSIMIT – PAPËRGJEGJSHMËRI

120556546_758322644713779_3044526444222449882_o

CAROVSKA: TË GJITHË JEMI PËRGJEGJËS PËR SHËNDETIN PUBLIK


Me bojkot ose shkelje të protokolleve nëpër shkolla nuk tejkalohet kriza shëndetësore. Kështu theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, në lidhje me paralajmërimet për bojkotim të procesit arsimorë nga nxënësit e disa shkollave. Ajo theksoi se të gjithë jemi përgjegjës për shëndetin publik dhe vënia në rrezik e shëndetit të tjetrit, nënkupton shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës.

“Paralajmërimi për bojkot ose shkelja e protokolleve në shkolla, është mënyrë destruktive për tejkalimin e krizës në shtetin tonë. Çdo njëri prej nesh është përgjegjës për shëndetin publik. Nëse dikush në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të vetëdijshme e rrezikon shëndetin e tjetrit, atëherë kemi shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës”. tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska.

Ajo u bëri apel prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve që të kontribuojnë në respektim të masave për mbrojtje nga virusi.


“Tani prioritet është të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve tanë. Nëse situata ndryshon për të mirë, atëherë askush nuk do të jetë kundër hapjes së shkollave.” shtoi Ministrja Carovska.

Lidhur me problemet me platformën për mësim nga distanca, ajo tha se në të gjitha mjediset rurale është siguruar mësim me prezencë fizike./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia