close
Vendi

CAROVSKA-FILIPÇE: VITI SHKOLLOR NIS ME PREZENCË FIZIKE

241136497_962023437677031_7809000035543505950_n

MËSIM ONLINE VETËM PËR SHKOLLAT E MESME TË TETOVËS DHE GOSTIVARIT


Dilemave se a do të ketë mësim online apo me presence fizike, një ditë para fillimit të vitit të ri shkollorë u dhanë fund Ministrja e Arsimit, Milla Carovska dhe Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Carovska njoftoi se të gjitha shkollat janë të përgatitura për fillimin e vitit të ri shkollor me prezencë fizike, duke shtuar se mësimi me prezencë fizike në kohë pandemie është sfidë.

MILA CAROVSKA – MINISTRE E ARSIMIT

Mësimi me prezencë fizike nuk ka zëvendësim, të gjitha shkollat janë të përgatitura për fillim të vitit të ri shkollor me prezencë fizike. Ne jemi një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, unë iu dëshiroj shumë fat nxënësve dhe mësimdhënësve. Mësimi me prezencë fizike është sfidë, megjithatë ne dëshmuam se mund t’ia dalim. Numrat do të bien dhe do të ngritën, kjo është kohë pandemie. Obligim i jonë është që të përmirësojmë mësimin, për shkak se vetëm me mësim kualitativ mund të ecim përpara”, tha Milla Carovska, ministre e arsimit.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe  bëri të ditur se se Komisioni për Sëmundje Infektive ka refuzuar kërkesën e autoriteteve lokale në Strugë dhe Kërçovë për mësim online për shkak të gjendjes me Covid-19. Filipçe tha se mësim nga distanca do të ketë vetëm për nxënësit e shkollave të mesme në Gostivar dhe Tetovë.

VENKO FILIPCE – MINISTËR I SHËNDETËSISË

Mëngjesin e sotëm Komisioni për Sëmundje Infektive ka shqyrtuar këto kërkesa, dhe është vendosur që kërkesat të mos pranohen, respektivisht që edhe atje shkollat duhet të nisin mësimin me prezencë fizike. Në të gjithë vendin numrat po zvogëlohen, që do të thotë faktori i rrezikut që kontriboi që gjendja të keqësohet assesi nuk mund të lidhet me shkollat për shkak se ata nuk kanë punuar deri më tani

Derisa fëmijët përgatiten që t`i kthehen mësimit me prezencë fizike, UNICEF-i i bën thirrje gjithë shoqërisë që të bëjë përpjekje që shkollat të mbeten të sigurta dhe të hapura. Sipas UNICEF-it, duhet të merret parasysh situata epidemiologjike dhe rreziqet nga variantet e virusit, por shkollat duhet të jenë të fundit që do të mbyllen, kurse të parat që do të hapen, kur kjo të jetë e sigurtë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia