close
Top LajmeVendi

CAROVSKA: KONCEPTI I RI DO TË REZULTOJË ME REZULTATE TË MIRA

543182FF-BF44-4C1F-B324-D7237E27C432

ME KONCEPTIN E RI GJUHA SHQIPE DO TË KETË STATUS MË TË MIRË


Ministrja e arsimit Mila Carovska duke e arsyetuar nevojën për “reformë tektonike” në arsimin fillor, siç theksoi mbrëmë në “Klan Debat”, sqaroi se koncepti i ri do të rezultojë me rezultate të dukshme të nxënësve pas përfundimit të klasës së 9-të dhe mësim të zbatueshëm në vend të atij faktografik. Gjuha shqipe e cila në koncept është vendosur në mesin e gjuhëve të huaja zgjedhore, sipas Carovskës do të ketë status më të mirë  dhe do të ketë më shumë qasje për nxënësit me gjuhë tjetër amtare.

Propozim-koncepti për reforma në arsimin fillor, për herë të parë do të përcaktojë standarde për atë çfarë njohuri nxënësit duhet të kenë përvetësuar pas përfundimit të arsimit 9-vjeçar, ta përmirësojë vendin e arsmitarëve në shoqëri dhe të mundësojë zgjedhje sipas kapacitetit të nxënësve, shpreh bindjen ministrja e arsimit.

MILA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT

“Ky koncept parasheh tetë rezultate nga mësimi, çdo nxënës pas klasës së nëntë duhet t’i ketë. Kjo tregon çfarë prisni nga nxënësit dhe për çfarë duhet të përpiqen arsmitarët. Ajo që është më e rëndësishme në koncept është se do të kalojmë nga mësimi faktografik në mësimin me kuptim dhe me praktikim të drejtpërdrejtë të njohurive që mësohen në shkollë, do të kemi autonomi të arsimtarëve, arsimtari do të ketë mundësi të krijojë lëndë zgjedhore, në pajtueshmëri me kontekstin në të cilin ligjëron.”

Reforma do të fillojë në dy klasa në arsimin fillor dhe do të zgjerohet gradualisht, por rezultatet me vend më të lartë në testet ndërkombëtare ministrja Carovska i pret madje pas dhjetë viteve. Për frikën e arsimtarëve nga humbja e orëve dhe vlerësimi më real thotë se është e paarsyetueshme.

MILA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT

“Integrimi i lëndëve nuk do të thotë ulje e numrit të orëve, do të thotë ulje e numrit të lëndëve, por vëllimi mbetet i njëjtë, lidhja e tyre është risi. Në qoftë se flisni me arsimtarët ata thonë “ju lutem na shpëtoni nga mania e pesësheve”. Çfarë do të thotë kjo, se çdo nxënës duhet të ketë pesë, pse, atëherë si e motivoni më të mirin, dhe atë që nuk di mjaftueshëm të mësojë më shumë në qoftë se të gjithë kanë pesëshe. Arsimtarët për momentin nuk mund të lejojnë të krijojnë nota reale dhe kjo i shqetëson.”

Në lidhje me reagimet që dolën si pasojë e grupimit të gjuhës shqipe në mesin e gjuhëve të huaja zgjedhore, Carovska thotë se bëhet fjalë për keqkuptim, përkatësisht se gjuha shqipe me konceptin e ri do të ketë status më të mirë.

MILA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT

“Ndoshta nuk duhet të quhet gjuhë e huaj, por duhet të hyjë në grup – në momentin kur ju zgjidhni gjuhë frënge ose gjermane, të zgjidhni gjuhë shqipe, sepse gjuha shqipe është shumë më e nevojshme në bashkësinë ku jetoni. Konsideroj se këtu do të jepet mundësi që më shumë nxënës ta zgjedhin dhe më shumë shkolla ta propozojnë si lëndë, sepse për momentin mendoj se një pjesë e madhe e tyre nuk e kanë dhënë si lëndë opsionale.”

Sugjerimet nga qarqet politike, fëmijët maqedonas ta mësojnë gjuhën shqipe njëosj si fëmijët shqiptarë e mësojnë gjuhën maqedonase, Carovska i lë për debat të mëtejshëm në shoqëri. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia