close
Vendi

CAROVSKA: PUSHIMI DIMËROR NUK DO TË FILLOJË MË HERËT

7C3FBB50-6AAE-426B-87E3-3E0659731A2A

NUMRI I NXËNËSVE DHE MËSIMDHËNËSVE TË INFEKTUAR, MË I ULËT SE 1 %


Gjysëmvjetori i parë i vitit shkollor 2020-2021 do të përfundojë në fund të vitit, ndërsa i dyti do të fillojë më 21 janar 2021. Nuk është paraparë lëshim i parakohshëm nga shkolla. Kështu vlerësoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska e cila vlerëson se nëpër shkolla nuk ka shpërdnarje të virusit, gjegjësisht se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar në të gjithë shtetin është më i vogël se 1 përqind.

MILA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Për momentin nxënësit që janë pjesmarrës aktiv me prezencë fizike janë 79, që është 0,06 përqind nga numri I përgjithshëm I nxënësve dhe 148 mësimdhënës deri dje, që është më pak se 1 përqind nga numri I përgjithshëm I mësimdhënësve në shtetin tonë. Këto janë fakte që flasin se shpërndarje interne të virusit nëpër shkolla nuk ka, se sistemi arsimorë është stabil dhe shkollat I respektojnë masat dhe protokollet shëndetësore. Pikërisht për këtë arsye vazhdojmë ta zbatojmë planin e Qeverisë për vitin 2020-2021, sipas të cilit  gjysëmvjetori I dytë do të fillojë më 21 janar, ndërsa në fund të vitit do të përfundojë gjysëmvjetori I parë.”

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës këto komente I bëri gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2021, për të cilin tha se është projektuar të jetë 23,1 miliard denarë. Carovska theksoi se buxheti I përgjithshëm për MASH-in është për 1,1 miliardë denarë më i lartë, krahasuar me vitin 2020, ndërsa pjesa më e madhe e të hollave parashihet për qytetarët, gjegjësisht drejt përmirësimit të sistemit arsimorë në kushtet në të cilat zhvillohet mësimi.

MILA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

 “Kemi ndarë rreth 1 miliard denarë për investime kapitale, që është për dy herë e gjysmë më shumë në krahasim me vitin e kaluar.. Me këto mjete do të mundësojmë proces arsimorë më kualitativ për thuajse 100.000 nxënës, studentë dhe kuadër arsimorë. Do të bëjmë rikonstruim të shkollave fillore dhe të mesme gjithandej nëpër shtet, do të ndërtojmë salla sportive dhe do të vazhdojmë me rikonstruimin e shtëpive studentore dhe objektet publike për arsim të lartë.”

Sipas Ministres së Arsimit dhe Shkencës, ky buxhet është krijuar sipas nevojave reale të arsimit dhe në drejtim të reformave drejt të cilave përpiqemi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia