close
Vendi

CAROVSKA: TË GJITHË MËSIMDHËNËSIT TË PARAQITEN PËR VAKSINIM

AB3A2D2D-9BFC-422F-8481-A6713A549628

NË TË KUNDËRTËN PROCESI EDUKATIVO ARSMIOR DO TË ZHVILLOHET ONLINE


Nëse nuk do të vaksinohen të gjithë punonjësit në arsim procesi edukativo arsimorë do të zhvillohet sipas tre skenarëve të mundshëm, ai me prezencë fizike, mësimi onlinë dhe mësimi i kombinuar kështu vlerson Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mile Carovka.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska sot edhe njëherë apeloi deri tek të gjithë mësimdhënësit dhe personelin teknik të shkollave që të paraqiten për vaksinim. Sipas saj kjo është mënyra e vetme që të mund në shtator mësimi të filloj në të gjitha shkollat me prezencë fizike, në të kundërtën Carovska ripërsëriti vendimin e qeverisë për tre skenarë të mundshëm, ai me prezencë fizike, mësimi onlinë dhe mësimi i kombinuar. Sipas saj skenari më i mire i mundshëm është që viti shkollor të filloj me presence fizike por për të njejtin apeloi respektim të masave.

“Si ministri me 1 shtator do të jemi të përgatitur për të gjitha 3 skenarët. Unë apeloj që të gjithë mësimdhënësit, i gjithë personeli teknik që në kontinuitet të paraqiten për vaksinim dhe të arrijmë bashkë deri tek një përqindje më e lartë e imunizimit”, tha Mila Carovska, ministre e Arsimit.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës  mori vendim për rritjen e bursave për nxënësit dhe studetët, lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska e cila gjatë ditës së sotme realizoi takim me përfaqësuesit e shkollave të mesme dhe  studentëve.

Në këtë mënyrë, në të cilën së bashku kemi harmonizuar bursat për studentët dhe nxënësit, ne besojmë se marrim mjete më të mira financiare ose mjete më të larta financiare që do të shkojnë për familjet që kanë më shumë nevojë, rritja do të jetë për 100 përqind, nga 3000 denarë në 6000 studentet. Studentët, disa ishin 2000, disa 2200, disa 2900, tani të gjithë janë përshtatur në nivelin e 3500 denarë. Ndërsa për studentët në kimi, fizikë dhe matematikë kemi një rritje prej 18 mijë denarë sepse ata me të vërtetë janë deficit në vend.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bëri apel të gjithë përfituesve të cilësdo prej kategorive të bursave për nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të regjistruar në studime universitare të ciklit të parë, nëse plotësojnë kushtet për zgjatjen e së drejtës së bursës, të paraqesin dokumentet e nevojshme sipas afatit në marrëveshjen e nënshkruar.

Afati për vazhdimin e së drejtës për bursë nxënësit është nga 1 deri më 30 shtator 2021. Ndërsa afati për vazhdimin e së drejtës për  bursë studenti është nga 1 deri më 31 tetor 2021. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia