close
Top LajmeVendi

CAROVSKA URON DITËN NDËRKOMBËTARE TË ARSIMIT

Screenshot_3

UNSHM VAZHDONË ME BOJKOTIN E MËSIMIT


Me rastin e ditës ndërkombëtare të arsimit 24 janarit Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mile Carovskia nëppërmjet një video mesazhi ju drejtua nxënësve për sfidat e procesit të arsimit në këtë kohë pandemie. Ajo ju falenderua nxënësve duke i quajtur heronjtë e kësaj kohe të cilët sipas saj na treguan të gjithve se mund të arrihen rezultatet edhe gjatë mësimit në distancë. Ndërkaq, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme vazhdon me bojkotin e procesit arsimorë duke e quajtur atë si të sukseshën. Ata njoftojnë se bojkoti do të vazhdojë edhe gjatë ditës së hënë.

Dita Ndërkombëtare e Arsimit – 24 Janarin e këtij viti e shënojmë në kohë të pandemisë e cila ka mbuluar krejtësisht kushte të reja për zhvillimin e procesit arsimor, por edhe sfida në gjetjen e zgjidhjeve për mësim të pandërprerë dhe arsim cilësor edhe në këto kushte jashtëzakonisht të përbëra. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në video fjalimin me shkas Dita Ndërkombëtare e Arsimit të sotëm.

Besoj fuqimisht se koncepti i ri i arsimit fillor është hyrje në një epokë të re të zhvillimit, rritjes dhe përparimit të gjeneratave të ardhshme dhe investim në të ardhmen e vendit E drejta e arsimit është e drejtë themelore e njeriut, ndërsa arsimi cilësor është baza për zhvillimin dhe prosperitetin e çdo fëmije dhe të shoqërisë në tërësi “, thotë Carovska.

Ndërkaq, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme vazhdon me bojkotin e procesit arsimorë duke e quajtur atë si të sukseshën. Ata njoftojnë se bojkoti do të vazhdojë edhe gjatë ditës së hënë.

78% e maturantëve bojkotuan të enjten (21 Janar) dhe 71% të premten (22 Janar). Arsyeja e kësaj prirjeje në rënie janë presionet dhe kërcënimet nga drejtorët e shkollës dhe mësimdhënësve ndaj nxënësve, respektivisht maturantëve. Në të njëjtën kohë, ne e mohojmë lajmin e rremë se UNSHM dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë arritur një marrëveshje. Ju kujtojmë se bojkoti i mësimeve vazhdon të hënën (25 janar). Ne u bëjmë thirrje të gjithë maturantëve që të bashkohen në rezistencë.

Sipas të dhënave të UNESCO-s, nga kriza me Kovid-19 dhe mbyllja e shkollave, universiteteve dhe institucioneve të tjera arsimore, si dhe ndërprerja e shumë programeve për të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe shkrim-leximi, ndikoi në jetën e mbi 1.6 miliard nxënësve në më shumë se 190 vende të botës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia