close

Bota

Bota

BRITANIA I OFRON NDIHMË IRANIT NË LIRIMIN E CISTERNËS

Screenshot_7

Britania i ka ofruar Iranit ndihmë për t’i dhënë fund krizës mbi një cisternë të naftës, të kapur në Gjibraltar, duke thënë se do “ta lehtësojë lirimin” e cisternës “Grace 1”, nëse Teherani ofron garanca se anija nuk do të udhëtojë për në Siri – që do të përbënte shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt ia bërë këtë ofertë homologu të tij iranian, Mohammad Javad Zarif, gjatë një bisede telefonike më 13 korrik. /Agjencitë/

read more
Bota

TRUMP BRAKTISI MARRËVESHJEN ME IRANIN

Screenshot_8

Ish-ambasadori britanik në Uashington thotë se beson se presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin, sepse sipas tij, ishte e lidhur me Barack Obamen, thuhet në një dokument.

“Administrata është e vendosur mbi një akt të vandalizmit diplomatik, me sa duket për arsye ideologjike dhe arsye të personalitetet – sepse ishte marrëveshje e Obamës”, shkruante Kim Darroch në një kabllogram diplomatik në maj të vitit 2018, thuhet në dokumentet e publikuara të dielën. /Agjencitë/

read more
Bota

NJË TËRMET I FUQISHËM GODET INDONEZINË

Screenshot_5

Një tërmet 7,3 ballësh ka goditur qytetin Terante, që gjendet në juglindje të Indonezisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Agjencia meteorologjike e Indonezisë tha se deri më tani nuk ka alarm se nga ky tërmet mund të shkaktohet cunami. Pas tërmetit të parë, kjo agjenci njoftoi se ka pasur një tërmet tjetër 5,8 shkallësh të Rihterit. Ende nuk ka raportime për dëme apo viktima nga tërmeti. /Agjencitë/

read more
Bota

FRANCË: MINISTRI I MBROJTJES PËRFSHIHET NË SKANDAL

XVM73d90f44-a3e9-11e9-b82e-7537cbeba650-640×360

Ministri francez i ambientit është përfshirë në një skandal financiar me mediat që e akuzojnë se po bën jetë luksi me paratë e taksapaguesve. Ai ka pranuar të rimbursojë personalisht shpenzimet e tepruara por nuk pranon të japë dorëheqjen. Darkat e shtrenjta si dhe ristrukturimi i zyrës i ka kushtuar taksapaguesve 63 mijë euro. /Agjencitë/

read more
Bota

SHBA: DO TË NISË DËBIMI I MIGRANTËVE TË PALIGJSHËM

Screenshot_5

Shtetet e Bashkuara thanë se do të nisin arrestimin e së paku 2,000 familjeve imigrante, që ligjërisht do të mund të dëbohen. Operacioni mbarëkombëtar u kërkua nga presidenti Donald Trump, i cili premtoi se do të largojë “miliona” banorë të paligjshëm nga SHBA-ja. Operacioni pritet të nisë më 14 korrik, pasi u shty muajin e kaluar. /Agjencitë/

read more
Bota

AIR CANADA – DHJETËRA TË LËNDUAR NË FLUTURIMIN E KOMPANISË

Kanadaja1-770×433

Së paku 35 njerëz u lënduan pasi një fluturim i kompanisë Air Canada kaloi nëpër një turbulencë të rëndë ajri.m,Turbulenca e ajrit ndodh në qiej të kthjellët, pa ndonjë indikacion vizual si retë.mAjo shkaktohet kur masat e ajrit, që lëvizin me shpejtësi të ndryshme, takohen. Ajo nuk mund të identifikohet me sy të lirë ose radar konvencional. /Agjencitë/

read more
Bota

SIRI – TË PAKTËN 11 TË VDEKUR NGA SHPËRTHIMI I NJË BOMBE

Screenshot_6

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të një bombe në Siri. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi të enjten në Afrini ku bomba ishte vendosur në një makinë. Sipas raportimeve të vrarë janë përgjithësisht civilë por ka edhe fëmijë mes tyre. Shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. /Agjencitë/

read more
Bota

DHJETËRA TË VDEKUR NGA PËRMBYTJET NË KASHMIR

Screenshot_6

Së paku 24 njerëz dyshohet se kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Kashmir – pjesën e administruar nga Pakistani. Autoriteti Shtetëror i Menaxhimit të Katastrofave tha se viktimat e dyshuara tash për tash janë të zhdukura. Sipas burimit të njëjtë, së paku pesë vetë janë plagosur.Edhe Pakistani, edhe India kontrollojnë pjesë të Kashmirit, i cili është i ndarë me një vijë të kontrollit. /Agjencitë/

read more
BotaTop Lajme

VON DER LEYEN RREZIKON VOTËN E SHUMICËS SË PE-së

Kandidatja për presidente e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nuk ka mbështetjen e të gjitha grupimeve në Parlamentin Europian. Kjo rrezikon votimin nga shumica e eurodeputetëve të Parlamentit Europian javën e ardhshme, pa të cilin ajo nuk do të mund tê konfirmohet si presidente e ekzekutivit europian.

Shkëmbimi i ideve me grupimin e socialdemokratëve dhe atë të gjelbërve në Parlamentin Europian ka rezultuar pothuajse katastrofik. Por edhe vetë grupimi i saj i partisë popullore europiane nuk ka dalë hapur në mbështetje të saj, pasi liderët europianë kanë rrëzuar kandidaturën e këtij grupimi, Manfred Weber. I vetmi grupim që e mbështet hapur është ai i liberalëve dhe demokratëve. “Renew Europe”

“Ne sot përcollëm një mesazh të fortë të familjes tonë politike. Lufta kundër ndryshimeve politike, arritja e një modeli social europian të qëndrueshëm, politika e emigracionit dhe barazia gjinore janë prioritete absolute për ne. Ne kemi bërë disa kërkesa specifike për Von der Leyen dhe do presim qëndrimin e saj specifik ndaj këtyre kërkesave. Do të diskutojmë sërish mbi këtë para se të japim votën tonë javën e ardhshme.” –tha García Pérez, Kryetare e Grupimit Socialdemokrat (S&D).

“Ne i kërkuam Ursula von der Leyen njê mekanizëm europian për të siguruar që të gjitha qeveritë e Bashkimit Europian të respektojnë shtetin ligjor. Ky mekanizëm duhet shoqëruar me sanksione. Ne kërkojmë gjithashtu zhvillimin e një ekonomie të pastër dhe efektive duke integruar jo vetëm nevojat e mbrojtjes së mjedisit, por edhe procesin e digjitalizimit. Ne diskutuam edhe për një Europë të fortë ushtarakisht, por edhe për politikën e fqinjësisë, duke adresuar partneritetet e Lindjes dhe të Jugut, por dhe marrëdhëniet me rajonin e Ballkanit.” -deklaroi Dacian Ciolos, President i Grupimit të Liberalëve dhe Demokratëve “Renew Europe”

Dalja e parë e Ursula von der Leyen para shtypit nuk ka shërbyer në forcimin e imazhit të saj. Katër idetë e përçuara në konferencën për shtyp nuk janë risi. Bëhet fjalë për fondin e tranzicionit ekologjik, rrogën minimale në Bashkimin Europian, konsiderimin e inisiativave legjislative me shumicë absolute të Parlamenti Europian në rendin e ditës së Komisionit Europian, si edhe një prezencë më të madhe të Evropës në botë.

“Duhet të jemi më ambiciozë. Dioksidi i karbonit (CO2) duhet të ketë një çmim. Ne duhet të veprojmë më shpejt, për objektivat e fiksuara për vitit 2030, duke qenë se neutraliteti i klimës deri në vitin 2050 është një domosdoshmëri. Unë besoj se është e mundur të pajtojmë ndërgjegjen e klimës me një ekonomi të fortë dhe të begatë. Duhet të kemi një fond tranzicioni të klimës për të mbështetur këtë periudhë tranzicioni për ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme që janë zemra e ekonomisë europiane. Së dyti, në çdo shtet të Bashkimit Europian, puna duhet të mundësojë një jetë sa më të mirë. Unë do të luftoj për një pagë minimale në të gjitha vendet e BE-së. Së fundmi, është kyçe që të kemi një Evropë të fortë dhe të bashkuar që merr rolin e saj në botë. Bota po thërret për më shumê Evropë, duke kërkuar më shumë angazhim nga Evropa.” -vlerëson Ursula Von Der Leyen, Kandidate për Presidente e KE-së.

Momentalisht, Bashkimi Europian nuk ka një plan B nëse Ursula von der Leyen nuk votohet nga shumica e eurodeputetëve javën e ardhshme dhe as për impaktin që kjo mund të ketë te kandidati për përfaqësues së politikës së jashtme dhe të sigurisë, Joseph Borrel. /Erisa Zykaj, Bruksel/

 

read more
Bota

SHBA HETON PLANIN E FRANCËS PËR TATIMIN E GJIGANTËVE TË TEKNOLOGJISË

DC628049-6C59-40F5-AF69-96300DE051A3_cx0_cy6_cw0_w1023_r1_s-600×360

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, urdhëroi një hetim mbi taksën e planifikuar të Francës për gjigantët e teknologjisë – një masë që mund të rezultojë me tarifa hakmarrëse. Përfaqësuesi i tij tregtar tha se SHBA-ja është “shumë e shqetësuar” se tatimi “synon padrejtësisht kompanitë amerikane”.Të enjten, Parlamenti i Francës pritet të miratojë një taksë prej 3% për të ardhurat e bëra nga kompani si Google dhe Facebook, brenda Francës. /Agjencitë/

read more
1 2 3 4 5 574
Page 3 of 574