Riciklimi i plastikave në ditët e sotme është një ndër mënyrat bashkëkohore të zvogëlimit të sasisë së mbeturinave. Ky lloj biznesi është një aktivitet i rëndësishëm, dhe njëkohësisht edhe produktiv.
“Xhihad Sulejman, drejtor i kompanisë për riciklimin e plastikave në fshatin Leshkë të komunës së Tearcës, thotë se projektit i është rrekur gati para dy vjetësh. E ka pas të vështirë, por është optimist se do t’ia dale” – Vjollca Aliti
“Procesi i riciklimit kalon nëpër disa faza – atë të ndarjes, larjes, copëtimit, dhe shkrirjes . Në këtë mënyrë mbeturinat rikthehen në lëndë të parë” – drejtor i ndërrmarjes për reciklim, Xhihad Sulejmani
Kjo kompani ka të angazhuar gjithsej gjashtë veta. Drejtuesi i saj thotë se është i kënaqur pse edhe ai jep ndihmesën për zvogëlimin sado-kudo të ndotjes së ajrit, por edhe të pakësimit të mbeturinave për grumbullimin e të cilave nuk është se tek ne ka ndonjë sistem apo përvojë e mirëmenaxhuar. /V.A/