close

Ekonomi

Ekonomi

PRISHTINE: AEROPORTI I KOSOVËS FITON TRI ÇMIME NGA “STIV AWARDS”

no thumb

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka marrë tri çmime në njërën ndër garat më të mëdha botërore në 12th International Business Awards.

ANP ka fituar në tri kategoritë që ishte nominuar, çmime këto që i janë ndarë nga “Stevie Awards 2015”.

Me këtë rast, në marrjen e çmimeve në prezencën e shumë kompanive të mëdha nga mbarë bota, drejtori Gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Firat Köktürk, tha se këto çmime e motivojnë atë dhe punonjësit në Kosovë. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Ekonomi

SHKUP: EURO OBLIGACIONI I RI PESHON 500 MILIONË EURO

no thumb

 

Euro obligacioni i ri peshon 500 milionë euro.

Letrën e katërt me vlerë në tregun ndërkombëtar Maqedonia do ta shpallë gjerë në fund të vitit, ndërsa të hollat do të shfrytëzohen për mbulimin e deficiteve buxhetore për sivjet dhe vitin e ardhshëm dhe për ri-financimin e borxheve të vjetra.

Afati i pagesës së euro obligacionit është 10 vjet, ndërkaq i njëjti do të jepet përmes përfaqësisë Dojçe Bankës në Londër. /Agjencitë e lajmeve/

 

read more
Ekonomi

NJU JORK: ÇMIMI I NAFTËS MBI 50 DOLLARË

no thumb

Çmimi i naftës sot në bursën botërore është në nivelin e mbi 50 dollarëve,gjë që është nxitur nga brengosja për t’u furnizuar nga Libia dhe Brazili dhe nga animi i investuesëve në pritje të masave të reja nxitëse. Në bursën e Londrës çmimi ngeli pothuajse i pandryshuar në krahasim me ditën e djeshme dhe arrin në 50.5 dollarë, dhe tregëtimi i naftës përfundoi me 1.75 dollarë më shumë.

Ndryshime më të mëdha të çmimit nuk pati as në bursën amerikane ku një fuçi nafte shitej për 47.93 dollarë,dhe po kjo bursë,dje e përmbylli ditën me 1.76 dollarë më shumë.

Mbrëmë tregjet e naftës i katapultoi greva e kompanisë shtetërore braziliane të naftës Petrobras dhe mbylljen e terminalit për eksport të naftës në Libi dhe naftësjellësit COLONIAL PIPELINE në SHBA për shkak të vërshimeve. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Ekonomi

SHKUP: KIRIL MINOVSKI DREJTOR I RI I DAP-së

no thumb

Kiril Minovski është drejtor i ri i Drejtorisë për të Ardhura Publike në vend të Goran Trajkovski i cili ka kaluar në tjetër funksion. Minovski është emëruar drejtor i DHP në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë dhe vjen nga pozita drejtor i inspektoratit shtetëror të tregut. Zëdhënësi i qeverisë Aleksandër Georgiev deklaroi se drejtorit të deritanishëm i ka kaluar mandati dhe planifikoj që bashkëpunimi me të të vazhdojë në një funksion tjetër më me përgjegjësi. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Ekonomi

INDEKSI PËR PROSPERITET: NORVEGJIA RUAN PRIMATIN – MAQEDONIA E 65-ta

no thumb

Sipas Indeksit për prosperitet për vitin 2015 në listëm e vendeve më të përparuara në botë,Maqedonia gjendet në vendin e 65 kurse na kanë tejkaluar Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Mali i zi përderisa pas Maqedonisë gjenden Serbia, Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në nënkategoritë Maqedonia më mirë është e ranguar në kategorinë e shëndetësisë, në vendin e 50-të, kurse vlerësime të mira ka në sektorin e ndërmarrësisë, mundësitë për përparime si dhe sigurinë.

Tashmë shtatë vite me radhë Norvegjia është shpallur vendi më i përparuar sipas indeksit të prosperitetit në vitin 2015.

Autorët e hulumtimit vlerësojnë se vendet skandinave rregullisht i kanë pozicionet e larta në këto hulumtime, shkaku i sistemit të shkëlqyer arsimor, aktiviteteve të ndërmarrësisë, por edhe për shkak të sistemit shëndetësor dhe social. Megjithatë instituti londinez është duke i kritikuar për shkak të papunësisë së madhe ku në Suedi është 7.8 për qind kurse në Finlandë 9.4 përqind. /Agjencitë e lajmeve/

 

read more
Ekonomi

KOSOVË: BUXHETI 2016 VETËM PËR MBIJETESË  

no thumb

Ministria greke e Financave përgatit një valë të re të tatimeve dhe një pjesë e tyre duhet të paguhet deri në fund të vitit, në kuadër të obligimeve të ndërmarra nga Qeveria ndaj kreditorëve ndërkombëtarë, si zëvendësim për pakon e tretë ekonomike për shpëtimin e shtetit. Pritet të rriten shkallët tatimore për mjediset dhe të ardhurat më të larta, tatimet për fermerët prej 13 në 23 për qind dhe tatami i të ardhurave nga huatë. Prej tyre priten rreth 200 milionë euro. Në pajtim me planet, deri në fund të vitit, autoritetet financiare presin 13,5 miliardë euro nga tatimet mbi të ardhurat dhe patundshmëritë dhe nga shitja e mallrave dhe shërbimeve. /Agjencitë e lajmeve/

 

 

read more
Ekonomi

DORËZOHEN OFERTAT PËR ZONEN E SPITALLËS NË SHQIPËRI

no thumb

Projektbuxheti për vitin 2016 i hartuar nga Qeveria e Kosovës nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, por është vetëm për mbijetesë. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e partive opozitare pak ditë pasi ekzekutivi i vendit e miratoi.

Ky Projektbuxhet që kap shumën e përgjithshme rreth 1.6 miliardë euro, në raport me vitet paraprake. do të ketë më pak mjete në dispozicion për investime kapitale. Sipas Ministrisë së Financave, investimet kapitale marrin pjesë me 27 për qind në buxhetin e përgjithshëm, përkatësisht 463.2 milionë euro, përderisa 22 për qind do të shkojë për pensione, asistencë sociale dhe pagesat e veteranëve të UÇK-së.

Ish-ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Haki Shatri, është shprehur se ky Projektbuxhet është vetëm për mbijetesë. Sipas Shatrit, kjo vlerë nuk ndryshon pothuajse aspak nga ajo e vitit të kaluar. /Agjencitë e lajmeve/

read more
Ekonomi

QEVERIA ME BORXH TË RI DO TË PAGUAJË BORXHIN E VJETËR

no thumb

Qeveria e Maqedonisë do marrë edhe një borxh. Kjo bëhet e ditur nga  Ministria e Financave. Nga kreditorët e brendshëm planifikohen  të merren mbi 42 milionë euro.

Fjala është për dy auksione të letrave shtetërore me vlerë me një afat kthimi prej 6 respektivisht 12 muajsh.

Sipas të dhënave të fundit të ministrisë, që nga shtatori e deri në tre mujorin e fundit, borxhi i brendshëm ka arritur në 1.62 miljardë euro, ndërkaq borxhi i jashtëm kap shumën prej 1.97 miljardë euro. Borxhi i përgjithshëm deri në fund të shtatorit ka arritur në 3.94 miljardë euro.

Kreditorë më të mëdhenj vendor të qeverisë janë bankat, fondet e pensionit dhe kompanitë e sigurimeve. /Agjencitë e lajmeve/

read more
EkonomiVendi

EKONIMI: SA EKSPORTOHET?

4848

 

Në periudhën janar-korrik të këtij viti nga eksporti i mallrave në Maqedoni, janë realizuar fitime në vlerë prej mbi 2 milionë e 3 qind mijë euro. Por, kjo shifër rezulton të jetë jo e mjaftueshme. Njohës të fushës së ekonomisë thonë se në këtë drejtim akoma ka shumë për tu bërë.
Ekspertët thonë se kompanitë të cilat janë të fokusuara për eksportim, duhet të gëzojnë mbështetjen e shtetit në mënyrë që të lehtësohet rrugëtimi i tyre drejt procesit të eksportit.

Nga ana tjetër, disa nga kompanitë vendore të cilat janë prezentë në tregun e rajonit dhe të Bashkimit Evropian, besojnë se kjo vjen si rezultat i cilësisë së produkteve.

Të dhënat zyrtare nga Enti shtetëror i statistikave thonë se më së shumti eksportohen katalizatorë të mbajtësve me metale fisnike, feronikël si dhe produkte të hekurit dhe çelikut. /V. A./

 

read more
EkonomiVendi

EKOLOGJI: RICIKLIMI I MBETURINAVE

639

Riciklimi i plastikave në ditët e sotme është një ndër  mënyrat bashkëkohore të zvogëlimit të sasisë së mbeturinave. Ky lloj biznesi është një aktivitet i rëndësishëm, dhe njëkohësisht edhe produktiv.

“Xhihad Sulejman, drejtor i kompanisë për riciklimin e plastikave në fshatin Leshkë të komunës së Tearcës,  thotë se projektit  i është rrekur gati para dy vjetësh. E ka pas  të vështirë, por është optimist se do t’ia dale” – Vjollca Aliti

“Procesi i riciklimit kalon nëpër disa faza – atë të ndarjes, larjes, copëtimit, dhe shkrirjes . Në këtë mënyrë mbeturinat  rikthehen në lëndë të parë” – drejtor i ndërrmarjes për reciklim, Xhihad Sulejmani

Kjo kompani ka të angazhuar gjithsej gjashtë veta. Drejtuesi i saj thotë se është i kënaqur pse edhe ai jep ndihmesën për zvogëlimin sado-kudo të ndotjes së ajrit, por edhe të pakësimit të mbeturinave për grumbullimin e të cilave nuk është se tek ne ka ndonjë sistem apo përvojë e mirëmenaxhuar. /V.A/

 

read more
1 97 98 99 100
Page 99 of 100