close

Intervista

Intervista

INTERVISTË ME PRESIDENTIN SHQIPTAR, ILIR META

Screenshot_3

Presidenti Ilir Meta në këtë intervistën dhënë për TV Klan Maqedoni komenton ngjarjet e fundit politike në vend, ai thotë se arratisja e Gruevskit hetohet edhe në Shqipëri. Sa i përket marrëdhënieve dypalëshe, vlerëson se pas marrëveshjes Greqi-Maqedoni do të ketë perspektiva ende më të mira.

President si i vlerësoni marrëdhëniet Shqipëri-Maqedoni? A ka fusha ku bashkëpunimi duhet rritur?

Pa asnjë diskutim, bashkëpunimi duhet rritur në të gjitha fushat sepse mundësitë janë shumë të mëdha, vullneti mendoj i dy vendeve tanë, popujve tanë, qeverive tona, është maksimal, por edhe zhvillimet e fundit, jo vetëm në Shqipëri, por sidomos edhe në Maqedoni, mendoj se janë shumë premtuese sidomos ecuria dhe përfundimi me sukses i marrëveshjes sw Maqedonisë me Greqinë, do të çelë një perspektivë të shkëlqyer edhe për avancimin më të shpejtë dhe më konkret i të gjithë shkëmbimeve tona në të gjitha fushat.

Kultura duhet t`i afrojë, e jo t`i ndajë njerëzit? Këtu tek ne fitohet përshtypja se autoritetet shqiptare kanë bërë shumë pak për avancimin e kulturës shqiptare në Maqedoni. A duhet një angazhim më i madh gjithëshqiptar, ja të themi, për Kongresin e Manastirit, ndërtesën e alfabetit shqip këtu në Manastir?

Pa asnjë diskutim, kultura është e pazëvendësueshme, pasi është një ushqim shpirtëror dhe është një frymëzim afatgjatë për bashkëpunimin dhe në këtë drejtim mendoj që shumë më tepër do të bëjmë në të ardhmen. Kemi diskutuar edhe me ministrin tuaj të Kulturës për një bashkëpunim më të mirë mes Shqiprisë dhe Maqedonisë, por edhe mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës dhe jam i bindur që në përvjetorët e tjerë, edhe të kongresit të Manastirit, kjo do të demonstrohet më qartë.

Zoti President, nuk mund ta anashkalojmë politikën në veçanti rastin Gruevski. Si e komentoni këtë arratisje të ish-Kryeministrit të Maqedonisë?

Mendoj se është një arratisje zhgënjyese, për arsye se z. Gruevski ka qenë një udhëheqës i niveleve më të larta, Kryeministër për 10 vjet dhe Kryetar i VMRO-së për ndoshta 15 vite, mos gabohem, mendoj se çdo deklaratë është e pajustifikueshme, unë nuk mund të bëj komente lidhur me çështjet e brendshme të Maqedonisë, por ajo që mund të them është se politikanë të niveleve të tilla, gjithmonë duhet të përballen me drejtësinë dhe nuk duhet t’i zhgënjejnë pasuset e tyre.

Informacionet thonë se ai ka shfrytëzuar ilegalisht territorin shqiptar për t`u arratisur? A duhet kërkuar përgjegjësi edhe nga autoritetet shqiptare? Dhe si ka mundësi që një vend anëtar i NATO-s të bëjë lëshime të këtilla?

Nuk besoj në asnjë rast se kemi të bëjmë me një lëshim apo tolerancë apo mosrespektim të ligjeve nga ana e Shqipërisë, por ky është një proces në hetim dhe që do të evidentojë të gjithë këtë të vërtetë, edhe personat përgjegjës për një rast të tillë.

/Teuta Zekiri/

 

read more
IntervistaVendi

DUSHKO JANJIQ: FORUMI PËR MARRËDHËNIE ETNIKE, BEOGRAD 

dusan

Njohësi i mirë i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, Dushko Janjiq, tha për televizionin tonë se tensionet e fundit në vijën Beograd-Prishtinë janë rezultat i taktizimeve të presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq. Kjo, sipas tij, arriti kulmin me vizitën e fundit të presidentit serb në veri të Mitrovicës me ç’rast glorifikoi edhe figurën e Milosheviqit. 

Bisedoi: Seladin Xhezairi

JANJIQ: Nëse mund të them, ky moment është i shënuar, para së gjithash, me reduktimin e gjithë çështjes së marrëdhënieve serbo-kosovare, serbo-shqiptare në Kosovë, në çështje të sigurisë. Dhe kjo është e keqe! Informacionet se Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq kanë biseduar dhe kanë rënë dakord për dofarë shkëmbime, korrigjime, territoresh, terma të ndryshme këto që dolën në publik, u verifikuan nga vetë ata të dy. Dhe, kur kësaj t’ia shtojmë vizitën e Vuçiqit në veri të Kosovës, që është një lloj i shënimit të territorit, kjo nxiti reagimet si në vijim: Së pari, frikë dhe shqetësim tek shumë njerëz të zakonshëm, qofshin serbë apo shqiptarë, të cilët jetojnë në Kosovë po edhe në fqinjësi – që të mos përsëriten vitet e nëntëdhjeta. Frika, maturia dhe presioni mbi komunitetin ndërkombëtar që të pengojnë që ndyshimet eventuale në territore të ndikojnë tek fqinjët dhe, e treta, kjo pati për pasojë një moment absurd: Hapja apo ashpërsimi i krizës politike në Prishtinë nga ana e opozitës së Hashim Thaçit, njëkohësisht Vuçiqi u ngrit në njëfarë Milosheviqi, hero popullor – ‘ai shkoi në Kosovë, dëshmoi se është e jona’, tek një pjesë e konsiderueshme e votuesve. Pra, kam përshtypjen se kjo vizitë… gjatë kësaj vizite nuk u fol për Kosovën, nuk ishte kryetemë marrëveshja me Thaçin. Temë kryesore është përgatitja e Vuçiqit për zgjedhje të reja dhe që mbi këtë valë të popullaritetit populist dhe të nacionalizmit të fitojë në Serbi. Sa i përket Prishtinës, ajo duhet të gjejë një mekanizëm të daljes nga kjo krizë. Po shoh plasaritje edhe brenda PDK-së, kështu që supozoj se edhe Prishtina mund të shkojë në zgjedhje. Nëse kjo ndodhë, kjo është mirë, shkon në kanalet e institucioneve, por nëse vazhdojnë këto provokacione… Çfarë konsideroj provokacion? Nëse ju vini në një territor për të cilën vet thoni – kërkoni pëlqim, në territorin e Kosovës, e pastaj silleni sikur të jeni në shtëpinë tuaj, keni projekte investimesh ose bëni deklarata të pamatura dhe të papërgjeshme, sikurse u tha për Prekazin, kështu nuk mund të flitet! Nëse nuk jeni të gatshëm të pranoni se ka pasur krime, nëse me të vërtetë nuk jeni të gatshëm për pajtim, për marrëveshje, atëherë mos provokoni! Shkurt, tani atmosfera është shumë larg marrëveshjes.

TV KLAN: Në mungesë të kërkim-faljes dhe njëkohësisht me glorifikimin e Milosheviqit nga ana e presidentit serb, nga njëra anë, dhe qëndrimit kryesisht negativ në Prishtinë, me automatizëm shtrohet çështja e zgjidhjes së nyjes kosovare. Sipas jush, si do të zgjidhjet problemi, duke marrë parasysh se kemi dhe problemin e Luginës së Preshevës . Vëzhguesit e huaj  thonë se me marrëveshjen eventuale mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrën se si është plasuar në publik, kjo do të ishte një hapje e kutisë së Pandoras.

JANJIQ:  Ekziston kjo bindje dhe ju keni të drejtë. Thuhet: djalli është në detaje. Me atë pjesë të fjalimit kur Vuçiqi iu kthye Milosheviqit dhe në thelb tha Milosheviqi ka pasur një politikë të shkëlqyer, gjeniale, por se e realizoi keq, ai humbi shumë. Pjesa tjetër e fjalimit ishte fjalim paqeje, marrëveshjeje, pragmatike. Kjo ishte dëshmi se fantazmat e viteve të nëntëdhjeta janë këtu, se vet Vuçiqi vuan nga ai angazhim i tij rinor politikë. Pra, tani jemi të ballafaquar me situatën – së pari duhet zgjidhur problemi që është shkaktuar nga kjo vizitë, që është shkaktuar nga përgatitjet e Thaçit e të Vuçiqit për këtë vizitë. Po ua rikujtoj: pati thirrje të njerëzve nga Presheva, ‘nëse ai vjen, unë do të shkoj në Preshevë’, pastaj spekulimet, lobimet e ndryshme për mbështetje në të cilat u përzie edhe Edi Rama. Domethënë, u krijua një konfuzion i madh dhe tani kjo duhet tejkaluar së pari. Shikoni, nga ky fakt, si dhe nga fakti që Vuçiqi refuzonte të takonte Thaçin në Bruksel, është ndërprerje. Kjo që Mogherini arsyeton se dialogu vazhdon… ne kemi ndërprerje të dialogut. Që dialogu të rivendoset duhet zgjidhur këto çështje, respektivisht çështjet e sigurisë e këto janë çështjet e ndryshimit të kufijve, të lihen anash. Në këtë drejtim unë mendoj se do të veprohet kështu: Asnjë politikan nuk është i gatshëm të dalë e të thotë ‘na falni qytetarë, ne luajtëm, ose e dëshiruam më të mirën, por nuk ia dolëm’, duke menduar si njëri edhe tjetri që të shkojnë në zgjedhje. Kështu do të kalojnë edhe nja pesë a gjashtë muaj. Pas kësaj do të kemi hapjen e vërtetë të dialogut në Bruksel, por me një format krejtësisht të ri.

TV KLAN: Si e shikoni sjelljen e deritashme të Brukselit, Uashingtonit e do të thoja edhe të Moskës e Ankarasë?

JANJIQ: Së pari, sa i përket Brukselit, u dëshmua se periudha e Mogherinit nuk është si ajo e mëparshmja. Mogherini nuk i kushtoi kurrfarë vëmendjeje zbatimit të Marrëveshjes, kështuqë rreth 30 marrëveshjet e firmosura janë zbatuar shumë pak. Së dyti, Mogherini sillej sikur, përfarësisht, nëse Kosova dhe Serbia dëshirojnë Bashkimin Evropian, le t’i përmbushin ato, por çka nëse nuk duan, çfarë nëse për to ajo është shumë larg? Ajo nuk pati përgjigje për këtë dhe unë mendoj se kjo fazë ka përfunduar. Fajtore për këtë gjendje është edhe Mogherini, Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian, para së gjithash për shkak se lejuan dhe nxitën përjashtimin e publikut. Që publiku të mos informohet për hollësitë e bisedimeve. Kjo është mënyra sipas të cilës punon burokracia e Brukselit, por prapëseprapë përgjegjësia kryesore i përket Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit. Ata kanë pasur shumë, shumë liri që zabtojnë shumë më tepër. Së dyti, për këtë arsye, Amerika me këtë nuk u mor absolutisht aspak me Evropën. Ja la këtë Evropës. Më 2012 inkurajoi ardhjen e Turqisë. Në një moment, kur u ndërrua pushteti, Trump, kjo është rryma e djathtë populiste në Amerikë dhe izolacioniste…’Ne kemi një preokupim me Rusinë, por në njëfarë mënyre e ndihmojmë dhe bëjmë tregti me rusët’, por nuk kanë ndonjë politikë më të qartë. Rreth Presidentit nuk ka politikë të qartë. Dhe ky keqpërdorim i takimit Daçiq-Bolton kur ai thotë…   kur kjo përkthehet në këmbim, kjo e shkaktoi konfuzionin sa shumëkush beson se Amerika ka ndryshuar diçka. Jo, Amerika si shembëlltyrë e Kongresit, Senatit, Departamentit të Shtetit, ushtrisë dhe medias, nuk e ka ndryshuar qëndrimin! Pra, nuk ka korrigjim kufijsh që është me rëndësi. Dhe, përmendët Rusinë. Ajo ka politikë konsekuente. Në politikën ruse, dirigjimi dhe shkaktimi i konflikteve etnike është një ndër mjetet ndihmëse. Rusia akoma nuk ka hequr dorë dhe nuk ka aryse të heq dorë nga politika e destabilizimit të zonës së interesit të NATO-s. Për këtë është fjala. Destabilizimi i Maqedonisë, destabilizimi i Kosovës, Malit të Zi e nëse doni edhe i Serbisë dhe Bosnjës, është në interes të Rusisë që të shtyhet mundësisht sa më gjatë zgjerimi i NATO-s në Ballkan. Rusia punon shkëlqyeshëm. Unë nuk e mbështesë këtë politikë, ajo punon në mënyrë të shkëlqyer. Edhe Turqia po vepron me strategji. Ajo aktualisht po punon si dorë e zgjatur e Rusisë: në një nivel po e shtynë idenë e Sanxhakut, e shtynë këtë ndërlidhjen e shqiptarëve dhe të them sanxhakllinjëve myslimanë boshnjakë. Lidhur me këtë nuk mund të kesh kurrfarë kundërshtimi, përveç një gjëje: Koncepti i Erdoganit është neo-osmanizmi. Kjo nuk mund të kalojë këtu. Prandaj mendoj se Turqia është një lojtar tepër i rrezikshëm që mund të përdorë Erdoganin që të mbetet sa më gjatë negociator serioz në NATO dhe të mos e shtrojë çështjen e anëtarësisë së vet në NATO dhe njëkohësisht të bëj tregti me këtë influencë, ajo mund të mbështesë edhe paqen, edhe terrorizmin!

read more
1 2
Page 1 of 2