close

Klan Debat

Klan DebatVendi

KLAN DEBAT: POLITIKA NË PANDEMI – MES KUDHRËS E ÇEKANIT

E9283D22-FE9B-4B7B-A42C-488232C107DA

Veprimi i pushtetit dhe opozitës në kushte të pandemisë, çfarë duhet bërë që rrethanat e krijuara të mos jenë alibia e vetme për ngecje në objektivat e përcaktuara – a mund të jetë Bullgaria kryepengesa për të zënë hapin në procesin e integrimit, cilat janë barrierat për vendosjen e shtetit të së drejtës apo edhe për të ngritur cilësinë e jetesës, kanë qenë temë e edicionit të fundit të Klan Debatit me analistët Xhelal Neziri e Lulzim Haziri, si dhe korespodenten e TvKlan në Bruksel Erisa Zykaj.

Një muaj pas konstituimit të kabinetit të ri qeveritar, analistët politik Xhelal Neziri dhe Lulzim Haziri, kanë komentuar punën e sfidat e Qeverisë Zaev. Haziri thotë se sfida kryesore e Qeverisë së re do të jetë përballja me pasojat e COVID-19. Sipas tij kjo qeveria ka një komoditet për shkak se është duke funksionuar pa presione.

Fillimisht opozita shqiptare ishte më aktive dhe tash si duket është duke u konsoliduar për forma të reja të veprimit, ndërsa opozita maqedonase është duke na marrë bukën neve organizatave jo qeveritare duke protestuar për cështje që duhet të protestojnë shoqëria cvile e jo një parti e madhe politike që quhet partia më e madhe opozitare me gjithë satelitët e saj.

Analisti Xhelal Neziri thotë se Qeveria e re nuk do t`i ketë konfliktet e vjetra, në kuptimin e përplasjeve LSDM-BDI, përplasje këto që karakterizuan mandatin e kaluar. Sipas Nezirit duket se dy forcat tashmë janë përqëndruar në përballjen me problemet akute të vendit.

“Problemi i parë është problemi i pandemisë, dhe problemi që ka të bëjë me hapjen e negociatave me BE-në, dhe kushtëzimi i Bullgarisë në ligje me këtë proces. Kur jemi te pandemia ne kemi një rritje rekorde të borxhit publik dhe borxhit shtetërorë. Brenda gjashtë muajve sa kjo Qeveri menaxhon me pandeminë, borxhi publik është rritur për 9% dhe tani është afruar diku 60 % gjë që ëhstë një shumë alarmante”, tha Neziri.

Sfidë tjetër për vendin janë edhe negociatat me BE-në. Korespodentja e Tv Klan nga Brukseli Erisa Zykaj, në Klan Debat, ka komentuar tensionet e fundit në relacionin Shkup – Sofje që mund të reflektohen në nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas saj Memorandumi bullgar, nga shtetet anëtare të BE-së nuk konsiderohet si problem thelbësor.

“Ky është një pretekt që po shfrytzon Bullgaria për të tërhequr vëmendjen për problemet e brendshme që ka, sic janë protestat kundër korrupsionit në vend. Shtetet anëtare te BE-së që kanë marrë këtë memorandum, nuk e konsiderojnë si një problem thelbësorë e që është, për ti vënë vëmendjen kontekstin e adoptimit të kornizës negociuese për hapjen e negociatave”,tha Zykaj.

Në edicionin e fundit të Klan Debatit është diskutuar edhe situata aktuale politike në rajon me theks të vecantë negociatat Prishtinë – Beograd./KlanMacedonia

read more