close

Emisione

Emisione

KREU I KUVENDIT, TALAT XHAFERI, NË KLAN DEBAT

Screenshot_1

Iniciativa për ndryshimin e Kushtetutës, qëndrimet katërcipërisht të kundërta mes shumicës dhe opozitës parlamentare – nëse duhet t’i thuhet po Marrëveshjes me Greqinë lidhur me emrin..

Divergjenca dhe rezerva për Falje dhe pajtimi, pse jo dhe mundësia për amnisti të kryeprotagonistëve të megaskandalit të përgjigjemeve që dyshohen për implikim në veprime të jashtëligjshme e korruptive…

Do kemi zgjidhje, zgjedhje të parakohshme apo thellim të krizës politike?

Për të gjitha këto me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi

Emisioni Klan Debat drejtohet nga Saledin Xhezairi dhe fillon

në orën 20:30 minuta.

Na ndiqni!

read more
EmisioneTop LajmeVendi

KLAN DEBAT: NGËRÇ, ZGJIDHJE APO KRIZË E RE POLITIKE

Screenshot_1

Përplasje mendimesh edhe pas fillimit të debatit për ndryshimet kushtetuese


Klan Macedonia dhe emisioni Klan Debat i Seladin Xhezairit bëri bashkë tre forcat kryesore politike. Edmond Ademi nga LSDM-ja, Branko Manojlovski nga VMRO-DPMNE-ja, Artan Grubi nga BDI-ja dhe analisti politik Ibraim Memeti debatuan rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.

Komisioni kushtetues i Kuvendit të RM ka filluar dje punën për ndryshimin kushtetues, proces i cili duhet të mbarojë brenda 10 ditëve pune. Në ditën e parë të debatit kanë marrë pjesë edhe deputetë të VMRO-së.

Manjolovski, i ftuari nga VMRO DPMNE-ja tha edhe njëhere qëndrimin e tyre se si parti nuk do ta mbështesin ndryshimin e kushtetutës, edhe pse disa nga deputetët e kësaj partie mund të votojnë pro ndryshimit kushtetues.

“Thashë që nuk e përkrah ndryshimin kushtetues, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues, kjo eshte e gjitha, nuk kam mandat nga votuesit të cilët kanë votuar për mua për ta bërë këtë, ju pretendoni se e keni mandatin, nëse e keni shumicën, urdhëroni votoni.”

Në përgjigje të këtij qëndrimi, Edmond Ademi i ftuari nga LSDM-ja kërkon një alternativë të mundshme për ta zgjidhur çështjen nga ana e opozitës pasi ata e bllokojnë procesin e mëtejshëm dhe thotë që ata si parti në pozitë janë po aq afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa edhe të zgjidhin çështjen brenda parlamentit.

Artan Grubi nga BDI thotë se procesi i zhvilluar deri më tani është meritë e të gjitha partive, tani mbetet që në Kuvend të përfundohet çështja duke votuar pro edhe opozita.

Nga ana tjetër analisti politik Ibrahim Mehmeti komenton qëndrimet duke thënë se opozita do të duhet t’i bashkëngjitet shumicës dhe të mos e bllokojë procesin i cili ka arritur në stazë përfundimtare.

Për sa i përket tejkalimit të krizës politike LSDM dhe BDI kanë qëndrimin e njëjtë dhe kanë shprehur optimizmin e tyre se mund të tejkalohet situata e krijuar me miratimin e katër amendamenteve, ndërkohë që ish- kryeparlamenatari Trajko Veljanovski në debatin e komisionit kushtetues ka thënë se mazhoranca nuk e ka shumicën e dy te tretave në parlament. Propozim amendamentet që duhet dryshuar janë katër, ku e para thotë të shtohet “Veriore” gjithandej në kushtetutë ku qëndron emri i shtetit, e dyta ka të bëj me traditat shtetëroro-juridike, pra të emërohen dokumentet konkrete historike të asnomit për ta arsyetuar preambulën kushtetuese, e treta garanton kufijtë dhe pika e katërt është përkujdesja për diasporën. /Teuta Zekiri/

 

read more
Emisione

KLAN DEBAT – ME SELADIN XHEZAIRIN

Debati i madh në një ekran të madh! 


Televizioni Kombëtar Klan Macedonia nis programin më të ri: Opinione, përballje, pushteti dhe opozitë, analiza për temat më të nxehta dhe ngjarjet kryesore!

Klan Debat me Seladin Xhezairin! Live në studion e Klan Macedonia.

Na ndiqni – çdo të mërkurë, në ora 20:30!

read more
IntervistaVendi

DUSHKO JANJIQ: FORUMI PËR MARRËDHËNIE ETNIKE, BEOGRAD 

dusan

Njohësi i mirë i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, Dushko Janjiq, tha për televizionin tonë se tensionet e fundit në vijën Beograd-Prishtinë janë rezultat i taktizimeve të presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq. Kjo, sipas tij, arriti kulmin me vizitën e fundit të presidentit serb në veri të Mitrovicës me ç’rast glorifikoi edhe figurën e Milosheviqit. 

Bisedoi: Seladin Xhezairi

JANJIQ: Nëse mund të them, ky moment është i shënuar, para së gjithash, me reduktimin e gjithë çështjes së marrëdhënieve serbo-kosovare, serbo-shqiptare në Kosovë, në çështje të sigurisë. Dhe kjo është e keqe! Informacionet se Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq kanë biseduar dhe kanë rënë dakord për dofarë shkëmbime, korrigjime, territoresh, terma të ndryshme këto që dolën në publik, u verifikuan nga vetë ata të dy. Dhe, kur kësaj t’ia shtojmë vizitën e Vuçiqit në veri të Kosovës, që është një lloj i shënimit të territorit, kjo nxiti reagimet si në vijim: Së pari, frikë dhe shqetësim tek shumë njerëz të zakonshëm, qofshin serbë apo shqiptarë, të cilët jetojnë në Kosovë po edhe në fqinjësi – që të mos përsëriten vitet e nëntëdhjeta. Frika, maturia dhe presioni mbi komunitetin ndërkombëtar që të pengojnë që ndyshimet eventuale në territore të ndikojnë tek fqinjët dhe, e treta, kjo pati për pasojë një moment absurd: Hapja apo ashpërsimi i krizës politike në Prishtinë nga ana e opozitës së Hashim Thaçit, njëkohësisht Vuçiqi u ngrit në njëfarë Milosheviqi, hero popullor – ‘ai shkoi në Kosovë, dëshmoi se është e jona’, tek një pjesë e konsiderueshme e votuesve. Pra, kam përshtypjen se kjo vizitë… gjatë kësaj vizite nuk u fol për Kosovën, nuk ishte kryetemë marrëveshja me Thaçin. Temë kryesore është përgatitja e Vuçiqit për zgjedhje të reja dhe që mbi këtë valë të popullaritetit populist dhe të nacionalizmit të fitojë në Serbi. Sa i përket Prishtinës, ajo duhet të gjejë një mekanizëm të daljes nga kjo krizë. Po shoh plasaritje edhe brenda PDK-së, kështu që supozoj se edhe Prishtina mund të shkojë në zgjedhje. Nëse kjo ndodhë, kjo është mirë, shkon në kanalet e institucioneve, por nëse vazhdojnë këto provokacione… Çfarë konsideroj provokacion? Nëse ju vini në një territor për të cilën vet thoni – kërkoni pëlqim, në territorin e Kosovës, e pastaj silleni sikur të jeni në shtëpinë tuaj, keni projekte investimesh ose bëni deklarata të pamatura dhe të papërgjeshme, sikurse u tha për Prekazin, kështu nuk mund të flitet! Nëse nuk jeni të gatshëm të pranoni se ka pasur krime, nëse me të vërtetë nuk jeni të gatshëm për pajtim, për marrëveshje, atëherë mos provokoni! Shkurt, tani atmosfera është shumë larg marrëveshjes.

TV KLAN: Në mungesë të kërkim-faljes dhe njëkohësisht me glorifikimin e Milosheviqit nga ana e presidentit serb, nga njëra anë, dhe qëndrimit kryesisht negativ në Prishtinë, me automatizëm shtrohet çështja e zgjidhjes së nyjes kosovare. Sipas jush, si do të zgjidhjet problemi, duke marrë parasysh se kemi dhe problemin e Luginës së Preshevës . Vëzhguesit e huaj  thonë se me marrëveshjen eventuale mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrën se si është plasuar në publik, kjo do të ishte një hapje e kutisë së Pandoras.

JANJIQ:  Ekziston kjo bindje dhe ju keni të drejtë. Thuhet: djalli është në detaje. Me atë pjesë të fjalimit kur Vuçiqi iu kthye Milosheviqit dhe në thelb tha Milosheviqi ka pasur një politikë të shkëlqyer, gjeniale, por se e realizoi keq, ai humbi shumë. Pjesa tjetër e fjalimit ishte fjalim paqeje, marrëveshjeje, pragmatike. Kjo ishte dëshmi se fantazmat e viteve të nëntëdhjeta janë këtu, se vet Vuçiqi vuan nga ai angazhim i tij rinor politikë. Pra, tani jemi të ballafaquar me situatën – së pari duhet zgjidhur problemi që është shkaktuar nga kjo vizitë, që është shkaktuar nga përgatitjet e Thaçit e të Vuçiqit për këtë vizitë. Po ua rikujtoj: pati thirrje të njerëzve nga Presheva, ‘nëse ai vjen, unë do të shkoj në Preshevë’, pastaj spekulimet, lobimet e ndryshme për mbështetje në të cilat u përzie edhe Edi Rama. Domethënë, u krijua një konfuzion i madh dhe tani kjo duhet tejkaluar së pari. Shikoni, nga ky fakt, si dhe nga fakti që Vuçiqi refuzonte të takonte Thaçin në Bruksel, është ndërprerje. Kjo që Mogherini arsyeton se dialogu vazhdon… ne kemi ndërprerje të dialogut. Që dialogu të rivendoset duhet zgjidhur këto çështje, respektivisht çështjet e sigurisë e këto janë çështjet e ndryshimit të kufijve, të lihen anash. Në këtë drejtim unë mendoj se do të veprohet kështu: Asnjë politikan nuk është i gatshëm të dalë e të thotë ‘na falni qytetarë, ne luajtëm, ose e dëshiruam më të mirën, por nuk ia dolëm’, duke menduar si njëri edhe tjetri që të shkojnë në zgjedhje. Kështu do të kalojnë edhe nja pesë a gjashtë muaj. Pas kësaj do të kemi hapjen e vërtetë të dialogut në Bruksel, por me një format krejtësisht të ri.

TV KLAN: Si e shikoni sjelljen e deritashme të Brukselit, Uashingtonit e do të thoja edhe të Moskës e Ankarasë?

JANJIQ: Së pari, sa i përket Brukselit, u dëshmua se periudha e Mogherinit nuk është si ajo e mëparshmja. Mogherini nuk i kushtoi kurrfarë vëmendjeje zbatimit të Marrëveshjes, kështuqë rreth 30 marrëveshjet e firmosura janë zbatuar shumë pak. Së dyti, Mogherini sillej sikur, përfarësisht, nëse Kosova dhe Serbia dëshirojnë Bashkimin Evropian, le t’i përmbushin ato, por çka nëse nuk duan, çfarë nëse për to ajo është shumë larg? Ajo nuk pati përgjigje për këtë dhe unë mendoj se kjo fazë ka përfunduar. Fajtore për këtë gjendje është edhe Mogherini, Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian, para së gjithash për shkak se lejuan dhe nxitën përjashtimin e publikut. Që publiku të mos informohet për hollësitë e bisedimeve. Kjo është mënyra sipas të cilës punon burokracia e Brukselit, por prapëseprapë përgjegjësia kryesore i përket Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit. Ata kanë pasur shumë, shumë liri që zabtojnë shumë më tepër. Së dyti, për këtë arsye, Amerika me këtë nuk u mor absolutisht aspak me Evropën. Ja la këtë Evropës. Më 2012 inkurajoi ardhjen e Turqisë. Në një moment, kur u ndërrua pushteti, Trump, kjo është rryma e djathtë populiste në Amerikë dhe izolacioniste…’Ne kemi një preokupim me Rusinë, por në njëfarë mënyre e ndihmojmë dhe bëjmë tregti me rusët’, por nuk kanë ndonjë politikë më të qartë. Rreth Presidentit nuk ka politikë të qartë. Dhe ky keqpërdorim i takimit Daçiq-Bolton kur ai thotë…   kur kjo përkthehet në këmbim, kjo e shkaktoi konfuzionin sa shumëkush beson se Amerika ka ndryshuar diçka. Jo, Amerika si shembëlltyrë e Kongresit, Senatit, Departamentit të Shtetit, ushtrisë dhe medias, nuk e ka ndryshuar qëndrimin! Pra, nuk ka korrigjim kufijsh që është me rëndësi. Dhe, përmendët Rusinë. Ajo ka politikë konsekuente. Në politikën ruse, dirigjimi dhe shkaktimi i konflikteve etnike është një ndër mjetet ndihmëse. Rusia akoma nuk ka hequr dorë dhe nuk ka aryse të heq dorë nga politika e destabilizimit të zonës së interesit të NATO-s. Për këtë është fjala. Destabilizimi i Maqedonisë, destabilizimi i Kosovës, Malit të Zi e nëse doni edhe i Serbisë dhe Bosnjës, është në interes të Rusisë që të shtyhet mundësisht sa më gjatë zgjerimi i NATO-s në Ballkan. Rusia punon shkëlqyeshëm. Unë nuk e mbështesë këtë politikë, ajo punon në mënyrë të shkëlqyer. Edhe Turqia po vepron me strategji. Ajo aktualisht po punon si dorë e zgjatur e Rusisë: në një nivel po e shtynë idenë e Sanxhakut, e shtynë këtë ndërlidhjen e shqiptarëve dhe të them sanxhakllinjëve myslimanë boshnjakë. Lidhur me këtë nuk mund të kesh kurrfarë kundërshtimi, përveç një gjëje: Koncepti i Erdoganit është neo-osmanizmi. Kjo nuk mund të kalojë këtu. Prandaj mendoj se Turqia është një lojtar tepër i rrezikshëm që mund të përdorë Erdoganin që të mbetet sa më gjatë negociator serioz në NATO dhe të mos e shtrojë çështjen e anëtarësisë së vet në NATO dhe njëkohësisht të bëj tregti me këtë influencë, ajo mund të mbështesë edhe paqen, edhe terrorizmin!

read more
1 2 3 4 81
Page 2 of 81